10 persona të arrestuar në Tiranë, tre prej tyre për dhunë ndaj bashkëshortes, tre të tjerë për kanabis

10 persona janë vënë në pranga në Tiranë, për vepra të ndryshme penale.

Tre prej tyre janë vënë në pranga për dhunë ndaj bashkëshortes dhe tre të tjerë për kanabis.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin D. B., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, nga këta specialistë u ndalua shtetasi në kërkim A. Gj., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin D. D., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes të tij.

Gjithashtu, ndaluan shtetasi P. S., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin E. E., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin P. D., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariarit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin Sh. B., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, fara të dyshuara narkotike kanabis, dy grirëse metalike dhe një shkop metalik si ato të Policisë.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

–  A. M., 48 vjeç dhe J. K., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur;

– A. H., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Story i mëparshëm

ASK mban sot konferencë lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë

Story i radhës

Më 14 maj mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë për vitin 2024

Të fundit nga