ASK mban sot konferencë lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë

Agjencia e Statistikave të Kosovës do të mbajë konferencën e radhës lidhur me ecurinë e procesit të regjistrimit të popullsisë.

Konferenca do të nis në orën 10:00 në zyrat e ASK-së.

Javën e kaluar u bë e ditur se 1 milion qytetarë janë regjistruar kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në përfundim të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë ka filluar me 05.04.2024 dhe vazhdon deri më 17.05.2024

Story i mëparshëm

Dërgohet në paraburgim ushtari amerikan i arrestuar në Rusi

Story i radhës

10 persona të arrestuar në Tiranë, tre prej tyre për dhunë ndaj bashkëshortes, tre të tjerë për kanabis

Të fundit nga