De Gea: United do të kthehet i fortë por nuk e di kur

Portieri spanjoll i Manchester United është shprehur shumë i zhgënjyer pas humbjes nga Atletico Madridit me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e zhvilluar të martën në “Old Trafford” që rrjedhimisht solli edhe eliminimin e “Djajve të Kuq” nga Liga e Kampionëve.

Gardioani spanjoll pati një paraqitje shumë të mirë gjatë gjithë ndeshjes, por pësoi gol nga një pakujdesi e bashkëlojtarëve brenda zonës së rrezikshme.

Pas ndeshjes, De Gea tha se zhgënjimi brenda skuadrës është shumë i madh dhe që nuk mund të përshkruhet me fjalë, por ai u shpreh i bindur se skuadra e tij do të rikthehet shumë e fortë, por që nuk e di se kur kjo do të mund të ndodh.

“Unë me të vërtetë besoj se Man United do të kthehet, jam i sigurt – nuk e di kur, por patjetër do të ndodhë”, tha De Ge menjëherë pas ndeshjes.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Më shumë se 122 mijë britanikë të interesuar për strehimin e refugjatëve ukrainas

Story i radhës

Sanksione të tjera amerikane ndaj udhëheqësit të Bjellorusisë dhe zyrtarëve rusë

Të fundit nga