Loredana zbulon marrëdhënien me Mozzik: Nuk flasim, për vajzën komunikon me motrën time

July 19, 2022
1 minut lexim

Loredana dhe Mozzik kanë qenë në një lidhje me njëri-tjetrin për një kohë të gjatë, ndërkohë që kanë edhe një vajzë të quajtur Hana.

Historia e tyre me ndarje dhe ribashkime ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve, duke u shndërruar në kryefjalën e publikut dhe mediave.

Por teksa të gjithë po shpresonim për një ribashkim të tretë të tyre, Loredana jo vetëm që i ka shuar shpresat, por ka treguar edhe problemet që ajo kishte me Mozzik. Loredana ka zbuluar së fundmi se nuk ka asnjë kontakt me Mozzik.

Gjatë një interviste për mediat e huaja, Loredana u pyet për raportin e saj aktual me Mozzik dhe përgjigjet e dhëna janë tejet të drejtpërdrejta.

“Jo aq shumë, të gjithë mendojnë se ai nuk ka kontakt me vajzën tonë, por në fakt ai ka. Kjo kalon nga motra ime sepse ajo kujdeset për vogëlushen time kur nuk jam aty. Por ne të dy nuk kemi asnjë kontakt më”, përgjigjet Loredana.

Më tej reperja është pyetur se sa e vështirë është të deklarosh statusin e marrëdhënies kaq publikisht.

“Unë jam një personazh i lehtë dhe nuk e kam pasur problem që ai të më telefonojë. Gjithmonë i pranoja telefonatat dhe arrija të plotësoja gjithçka. Por me të ishte pak e vështirë”, ka përfunduar Loredana.

Duket se ndarja e tyre prej xhelozisë dhe sherreve të njëpasnjëshme ka bërë që dy prindërit të mos kenë kontakt as për vajzën e tyre.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Ngjarjet e datës 20 korrik

Story i radhës

Bosnja dhe Hercegovina: Fundi i parimit etnik?

Të fundit nga

​Fushë Kosova me rrethinë mbesin pa rrymë

Komuna e Fushë Kosovës me rrethinë ka mbetur pa rrymë nga ora 12:00. Sipas Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT kjo komunë mbetet pa rrymë deri në orën 15:00. Sipas KOSTT,
ShkoLartë