Largimi i rinisë dhe kriza identitare

February 23, 2022
min lexim

Argumentet:

1. Shkrimet, mendimet, gjykimet, veprimet dhe fjalimet e politikanëve, intelektualëve të Rilindjes Kombëtare ishin: gjuha, kombi, flamuri, historia e lavdishme dhe krijimi i shtetit shqiptar, kurse shkrimet, mendimet, gjykimet, veprimet dhe fjalimet e politikanëve, intelektualëve të sotëm shqiptarë janë: SHBA, BE, NATO, lënia e gjuhës shqipe para gjuhëve të huaja, integrimi i shqiptarëve nga kultura, traditat, doket e zakonet tona në kulturë, tradita, doke e zakone të tollovitura evropiane.

2. Dallimi i politikanëve, shkrimtarëve dhe intelektualëve shqiptarë të Rilindjes Kombëtare ishte se ata shprehnin dashuri të madhe ndaj Shqipërisë, kurse politikanët, shkrimtarët e intelektualët e sotëm shqiptarë postmodern veprojnë, punojnë e shprehin dashuri jo ndaj Shqipërisë e Kosovës, por ndaj SHBA-së, BE-së, aq sa na kanë bezdisur që tridhjetë vjet me BE, BE, BE, SHBA, SHBA, SHBA.

3.Dallimi tjetër ështe se politikanët, shkrimtarët e intelektualët  e mëparshëm përpiqeshin për një Rilindje të përgjithshme Nacionale Kombëtare, kurse politikanët, shkrimtarët e intelektualët e sotëm bashkëkohorë kanë lënë mënjanë kombin e janë bërë politikanë, shkrimtarë e intelektualë të Rilindjes Evropiane.

4. Politikanët, shkrimtarët dhe intelektualët e Rilindjes Kombëtare frymëzonin rininë me dashuri ndaj gjuhës shqipe, kombit, flamurit e Shqipërinë, kurse politikanët, shkrimtarët e intelektualët e sotëm shqiptarë frymëzojnë rininë për të dashur shtetet perëndimore me mësimet e njohjen e gjuhëve të huaja: angleze, gjermane, franceze, italiane etj. Lavdërojnë shtetet perëndimore BE-në e SHBA-në duke nënçmuar shtetet shqiptare Shqipërinë e Kosovën.

5. Politikanët, shkrimtarët e intelektualët e Rilindjes Kombëtare sakrifikonin veten e pasurinë për gjuhën, flamurin e shqiptarinë, kurse politikanët, shkrimtarët e intelektualët e sotëm sakrifikojnë gjuhën, flamurin e shteteve shqiptare për t’u pasuruar vetë.

6. Rinia e mëparshme shqiptare mundoheshte si e qysh të dinin sa më mirë e pastër gjuhën shqipe, kurse rinia e tanishme mundohen si e qysh të mësojnë e njohin gjuhët e huaja: gjermanishten, anglishten, frengjishten, italishten, etj, për të ikur sa më shpejt prej trojeve tona.

7. Të “mençurit” e politikës e të shkollovanëve shqiptarë që tridhjetë vjet pandërprerë  aq shumë e kanë dashuruar e frymëzuar rrininë me BE-në, SHBA-në, me gjuhën gjermane, angleze dhe shtetet e tjera perëndimore sa që s’duan të dëgjojnë  për vendlindjen të rrinë në trojet tona, aq e kemi djallëzuar gjuhën shqipe, kulturën shqiptare sa që nga mosha parashkollore fëmijëve ua kemi mësuar anglishten e gjermanishten para se vogëlushët tanë të mësojnë gjuhën amtare të shqipes.

E kur fëmijët e dinë anglishte apo gjermanishte normale se do dashurohen te populli anglez apo gjerman e kur dashurohen ndaj Anglisë, Gjermanisë do dëgjojnë muzikë, filma e do njihen me kulturën angleze apo gjermane, e kur rinia  shqiptare do njihen thellë me kulturat perëndimore të popujve atëherë do harrojnë gjuhën e kulturën shqiptare dhe do pranojnë dashurisht gjuhët e popujve të BE-së.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Çka parasheh gjendja e jashtëzakonshme në Ukrainë?

Story i radhës

​Republika Çeke heq të gjitha masat kufizuese

Të fundit nga

ShkoLartë