ndalja e rrymes ne disa komuna keds thote se po ndodh per shkak te konsumit te larte 676970162f7cf

Ndalja e rrymës në disa komuna, KEDS thotë se po ndodh për shkak të konsumit të lartë

December 23, 2024
1 minut lexim

Disa fshatra të Vitisë dhe të Drenasit raportohet se mbrëmë kanë mbetur pa energji elektrike.

Në lidhje me këtë çështje është deklaruar zëdhënësi për media nga Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS), Lulzim Krasniqi.

Ai ka thënë se arsyeja e ndalimit të energjisë elektrike në disa vende të Kosovës ka qenë përshkak të konsumit të lartë.

Krasniqi ka thënë se kjo ndërprerje e energjisë elektrike nuk ka të bëjë me reduktime.

“Për shkak të konsumit të lartë dhe rekord, që po shkon deri në 1500 MË/h, po shkaktohen ngarkesa në asetet elektroenergjetike të KEDS-it në disa vende në Kosovë. Rrjedhimisht, nuk bëhet fjalë për reduktime të energjisë elektrike ose ndalesa. Lusim qytetarët tanë që të kursejnë energjinë elektrike sa më shumë që munden, në mënyrë që të mos rrezikohen asetet. Kursimi maksimal i saj mundëson operim më të mirë të rrjetit dhe shërbim më efikas”, bën të ditur Krasniqi nga KEDS.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

pese pyetje per 2025 en 67696f622fa79
Story i mëparshëm

Pesë pyetje për 2025-ën

u dashurova elhaida dani flet per paragjykimet ndaj lidhjes me ledian agalliun 6769713fbe236
Story i radhës

“U dashurova”, Elhaida Dani flet për paragjykimet ndaj lidhjes me Ledian Agalliun

Të fundit nga

ShkoLartë