shkup nga muaji mars automjete elektrike me qira 10 deri 15 euro nga qendra deri ne aeroport 6769753d63288

Shkup: Nga muaji mars automjete elektrike me qira – 10 deri 15 euro nga qendra deri në Aeroport!

December 23, 2024
1 minut lexim

Nga marsi I vitit të ardhshëm do të nis zbatimi i shërbimit për shpërndarjen e veturave elektrike. Sot u nënshkrua shkresa e mbështejes së projektit të kompanisë private sllovene “Avant Car”. Letra u nënshkrua nga Zv/Kryeministri Izet Mexhitu dhe Ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska.

Për shfrytëzimin e shërbimit duhet të instalohet aplikacioni mobil, përmes së cilës do të gjendet vetura elektrike e lirë. Për marrjen me qira të automjtetit do të paguhet sipas minutës dhe kilometrave të kaluara, kurse pagesa do të jetë e digjitalizuar ose përmes kartelave.

Faza testuese do të nis në shkurt kur do të bëhet publike edhe cmimi.

Sipas pronarit të “Avant Car”, Matej Çer, marrja me qira do të jetë më lirë se taksi-shërbimet dhe mesatarisht do të jenë nga 3 deri 6 euro, kurse nga Qendra e Shkupit deri në Aeroport do të kushtojë nga 10 deri 15 euro.

Siç paralajmëroi, për Shkupin tashmë janë përgatitur 100 automjete elektrike.

Burimi: TV KLAN

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

u dashurova elhaida dani flet per paragjykimet ndaj lidhjes me ledian agalliun 6769713fbe236
Story i mëparshëm

“U dashurova”, Elhaida Dani flet për paragjykimet ndaj lidhjes me Ledian Agalliun

sindikata e policise se maqedonise kerkon pensionim te parakohshem te punonjesve policore 676975efbc7ec
Story i radhës

Sindikata e Policisë së Maqedonisë kërkon pensionim të parakohshëm të punonjësve policorë

Të fundit nga

ShkoLartë