Kylie Jenner më në fund pranoi se kishte bërë një operacion për rritjen e gjoksit në finalen e sezonit të tretë të “The Kardashians”.
25-vjeçarja kishte këmbëngulur më parë se nuk kishte bërë kurrë ndonjë ndërhyrje, duke pretenduar në fillim të këtij sezoni se kishte vetëm fillera.
Por, ndërsa fliste me mikeshn e saj Anastasia ‘Stassie’ Karanikolaou në episodin e ri, ajo më në fund rrëfeu se kishte bërë gjoksin e saj në moshën 19-vjeçare – edhe pse ajo pranoi se është penduar që i është nënshtruar procedurës.
“Gjithashtu, ju e dini që kam bërë gjoksin para se të lindi Stormin. Brenda gjashtë muajve pasi kisha Stormi, duke mos menduar se do të doja të kisha një fëmijë kur të isha 20 vjeçe, ato ende po shëroheshin”, pranoi Kylie.
“Kam pasur gjokse të bukura, natyral, thjesht të mrekullueshëm, si madhësi perfekte, gjithçka perfekte, dhe thjesht do doja që të mos i kisha bërë kurrë”, tha ajo.
“Unë do t’i rekomandoja kujtdo që po mendonte për këtë të presin derisa të keni fëmijë”, shtoi ajo, përpara se të tregonte se si pikëpamjet e saj për kirurgjinë plastike kanë ndryshuar tani që ajo është nënë.
“Por, padyshim që kam edhe një vajzë. Do të më thyhej zemra nëse ajo do të dëshironte të ndërhynte në trupin e saj në moshën 19-vjeçare”, pranoi Kylie.
“Dua të them, ajo është gjëja më e bukur ndonjëherë. Unë dua të jem nëna më e mirë dhe shembulli më i mirë për të dhe thjesht do të doja të më pëlqente të isha ajo dhe t’i bëja të gjitha ndryshe, sepse nuk do të prekja asgjë”, tha ylli.
Pranimi i Kylie vjen pas vitesh të tëra mohimesh se ajo ka bërë ndonjëherë ndonjë operacion të madh plastik, me përjashtim të mbushësve.
Kishte spekulime që Kylie kishte rregulluar gjoksin e saj në vitin 2015 kur ishte vetëm 18 vjeçe, megjithëse ajo e mohoi atë në atë kohë.