Kush tha që janë ndarë? Kendall Jenner dhe Devin Booker ‘janë pajtuar’

July 20, 2022
1 minut lexim

Lajmet e ditëve të fundit për lidhjen e dashurisë mes Kendall Jenner dhe Devin Booker duket se kanë rënë poshtë. Thashethemet se çifti i të rinjve mund t’i ketë dhënë fund janë shuar vetëm disa orë më parë, kur modelja e njohur dhe ylli i NBA janë parë së bashku.

Kendall dhe Devin kanë qenë bashkë në dasmën e një miku të modeles në Nepa, Kaliforni.

Image

Kendall dhe Devin

Burime për E!News kanë konfirmuar se gjithçka mes Kendall dhe Devin tashmë po shkon mjaft mirë: “Ajo dhe Devin janë rikthyer bashkë. Ata i zgjidhën çështjet që kanë pasur dhe vendosën të ecin përpara dhe të jenë bashkë”, – citon burimi.

Një foto e postuar në Instagramin e 26-vjeçares mjaftoi për të kuptuar se spekulimet duhet të merrnin fund. Edhe pse Kendall nuk e tregoi portretin në foto, ylli i NBA njihet nga dora në belin e modeles.

Kendall zgjodhi një fustan të gjatë në ngjyrë jeshile të errët, me rrudha në pjesën e poshtme.

Thashethemet për ndarjen e Kendall Jenner dhe Devin Booker kanë nisur prej disa javësh. Disa prej mediave ndërkombëtare raportuan se çifti ka pasur diskutime për të ardhmen, por tani kanë vendosur ta lënë pas këtë periudhë konfuze dhe të vazhdojnë përpara.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vala e të nxehtit në RMV, MTSP: Rekomandohet që kategoritë më të rrezikuara, të lirohen nga puna

Story i radhës

Hipokritët u kundërvihen kriminelëve vetëm kur u përshtatet atyre

Të fundit nga

​Fushë Kosova me rrethinë mbesin pa rrymë

Komuna e Fushë Kosovës me rrethinë ka mbetur pa rrymë nga ora 12:00. Sipas Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT kjo komunë mbetet pa rrymë deri në orën 15:00. Sipas KOSTT,
ShkoLartë