Kosova të jetojë mijëra vjet, por opozita e sotme kurrë jo në pushtet

February 21, 2022
min lexim

Në 14 Vjetorin e Pavarsisë së Kosovës, u munduan ta përdhosin këtë ditë madhështore e lumturuese klyshët mjeranë të keqqeverisësve në 21 vitet e kaluara, e që sot janë në opozitë.

Opozita e sotme PDK, LDK dhe AAK, domosdoshmërisht nevojitet ose të reformohet rrënjësisht duke u distancuar nga e kaluara, ose populli t’a eliminojë me votim plebishitar të Vetëvendosjes.

Përvjetori i 14 i Pavarësisë së Kosovës u shënua me dinjitet dhe krenari nga Qeveria, Presidenca, Parlamenti i Kosovës, nga familjet e dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës me në krye heroin legjendar Adem Jashari, nga familjarët e më shumë se 13 mijë viktimave të pafajshme shqiptare në Kosovë që u vranë dhe u masakruan nga Serbia kriminale, nga mijëra femra shqiptare të dhunuara shtazërisht nga Serbia kriminale, nga familjarët e 1643 shqiptarëve që u rrëmbyen nga Serbia kriminale, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur, dhe nga institucionet dhe mbarë populli i Kosovës që e duan me shpirt dhe pa hile Kosovën.

Kryeministri Albin Kurti, Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeparlamentari Glauk Konjufca bënë homazhe fillimisht në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, të varri i Ibrahim Rugovës dhe të vari i Adem Demaçit.

Opozita e sotme e Kosovës e lëshoi mbledhjen solemne në Parlamentin e Kosovës më 17 shkurt 2o22, në shenjë proteste dhe bojkoti me pretekstin se Kryeministri Albin Kurti në fjalimin e tij nuk i falenderoi ish komandantët e UÇK-së dhe ish udhëheqësit e Kosovës për kontributin e tyre në 21 vitet e kaluara, edhe pse këto ish komandantë dhe udhëheqës Kosovën në 21 vitet e mbuluan me vllavrasje për pushtet, me hajni, korrupsion dhe pasurim të jashtëligjshëm milionësh.

Ky gjest i shëmtuar i opozitës në Kosovë, nga krerët e opozitës Memli Krasniqi PDK, Lumir Abdixhiku LDK dhe Ramush Haradinja AAK, u shoqërua me reagime qesharake për ta arsyetuar bojkotin e tyre.

Këtë veprim të shëmtuar e të gabuar opozita e sotme në Kosovë u mundua që me promoncimet e saj ta faktorizojë veten se gjoja ka punuar në të mirë të Kosovës.

Vlora Çitaku, nënkryetare e PDK-së, dhe ish ambasadorja tradhtare e Kosovës në SHBA, e cila mori pjesë në planin për ndarjen e Kosovës të përgatitur nga Hashim Thaçi, Aleksandër Vuçiq, Edi Rama, dhe të ndihmuar fuqimisht nga Mathew Palmer-dhendër i Beogradit dhe Richard Grenel, emisarë të Donald Trumpit dhe të administratës së tij, por pro serbë të dëshmuar.

Vlora Çitaku, kjo mushkonjë helmuese dhe tradhtare e Kosovës në pronomcimin e saj, më 17 shkurt 2022, për ta rehabilituar veten se na qenka munduar për të mirën e Kosovës, deklaroi se, “ Në ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës kanë qenë përgatitur shumë skenarë, përfshirë edhe sabotimin e pavarësisë nga ana e Serbisë.

Vlora Çitaku paska qarë edhe kur e paska shikuar transparentin me foton e heroit legjendar Adem Jashari “Bacë u kry”. Sepse i qenka kujtuar çmii i madh që është dhënë për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.

Oj Vlora Çitaku, ende nuk e paske kuptuar se Kosova nuk i han më këto pallavra të tua dinake.

Oj Vlora Çtaku, po ta kishe dashur aqë shumë Kosovën nuk do të beheshe mbështetëse e planit për ndarjen e Kosovës, që ta zbuloi politikania boshnjake Sabina Çudiq, e për të cilën Pof. Dr. Enver Bytyqi në mënyrë të argumentuar e shkruajti opinionin e tij me titull “ Sabina Çudiq dëshmoi! Tani e ka radhën Vlora Çitaku, duke t’i parashtruar edhe disa pyetje që të përgjigjesh, e ti ende nuk po prgjigjesh, sepse je tradhtare, e ke mizën nën kësulë dhe nuk ke mundësi ta mbulosh tradhtinë.

Vlora Çitaku, deklaron edhe se, “ Historia e Kosovës po tentohet të ndryshohet, sot u anashkaluan disa pjesë. Historia shkruhet njëherë dhe nuk përsëritet”.

Oj Vlora Çitaku, kuptoje njëherë e mirë se historia e Kosovës duhet shkruajtur drejt e mirë dhe jo duke e mbuluar tradhtinë me lavdi të falsifikuar.

Vlora Çitaku, gjithashtu deklaron se, “Në fjalimet që u bënë në seancën solemne më datë 17 shkurt, për nder të 14 vjetorit të pavarësisë ka munguar mirënjohja ndaaj personave që kanë kontribuar për këtë luftë.

Oj Vlora Çitaku, flutër mashtruese e dhelpër dinake, po ta rikujtoj se Naim Miftari i nderuar, ish epror i lartë i UÇK-së dhe ish agjent I SHIK-ut, në vazhdimësi dhe në mënyrë të argumentuar shkruan se Klani “Rogner” i Tiranës, me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Xhavit Halitin e të tjerë, sot rahin gjoksin për UÇK-në, por këta rogneristë nuk kanë shkrepur asnjë plumb kundër Serbisë kriminale, por kanë bërë jetë luiksoze me paratë e mërgimtarëve tanë që i dërgonin për UÇK-në, bile Hashim Thaçi që e ke aqë për zemër muajin e mjalitit e ka bërë më këto para nëpër hotelet më të mira në Evropë e gjetiu.

Vora Çitaku, më tej shton se, “Duke tentuar të ndryshohet historia do të ndryshohen edhe përpjekjet shekullore dhe ndërhyrjet ndërkombëtare.

Oj Vlora Çitaku, mos e mashtro veten, sepse çdo kosovar është mirënjohës dhe nuk e harron të mirën që na e bënë ndërkombëtarët, bile shumë më tepër se ti zonja tradhtare e Kosovës.

Vlora Çitaku, në vazhdim thotë se, “Nuk mund të festohet Dita e Pavarësisë pa u përmendur aktorët kryesorë të shpalljes së pavarësisë, Fatmir Sejdiu- president, Hashim Thaçi- kryeministër dhe Jakup Krasniqi- kryreparlamentar, që kanë qenë bartës të institucioneve në atë periudhë”, dhe ne duhet të mësohemi të tregojmë mirënjohje”.

Oj Vlora çitaku, duhet ta kesh të qartë se Hashin Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi ndodhen prapa grilave në Hagë me aktakuza për vrasjen e kundërshtarëve politikë. Ndërsa Fatmir Sejdiu, asnjëherë nuk e ngriti zërin për aktivistët e LDK-së që u vranë nga kundërshtarët për pushtet, ose për Bujar Bukoshin që i treti tërë ato para të tre përqin shit që mërgimtarët tanë i dërgonin për lufëtarët e Kosovës.

Vlora Çitaku në fund thotë se, “Përvjetori i Pavarësisë duhet t’i bashkojë të gjithë, dhe jo të jetë një ditë që i përçan qytetatrët. Fjalimet sot në parlament do të duhej të ishin në këtë frymë dhe jot të bëhej bilanci i punës së Qeverisë, të kritikohet opozita apo mediat”.

Oj Vlora Çitaku, kuptoje njëherë e mirë se fjalimi i kryeministrit Albin Kurti ishte në vendin e duhur, në kohën e duhur dhe tejet korrekt dhe i qëlluar.

Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen solemne në Parlamentin e Kosovës, ku ishte i pranishëm edhe kori diplomatik i akredituar në Kosovë, do të duhej fliste për të zezat që PDK me në krye Hashim Thaçin ia bënë Kosovës, duke e hartuar edhe planin për ndarjen e Kosovës në favor të Serbisë kriminale.

Do të duhej të fliste për pasurimin me korrupsion milionësh të Hashim Thaçit, për themelimin e Fondacionit të tij për të kërkuar ndihmë financiare edhe nga qytetarët për mbrojtjen në Hagë, që është një zhvatje e tepruar.

Do të duhej të fliste për milionat e eurove që i paguan Kosova për të akuzuarit në Hagë, të cilët atje ndodhen me aktakuza të tyre individuale, dhe jo aktakuza ndaj shtetit të Kosovës.

Do të duhej të fliste për ndërprerjen e milionave euro që Kosova i jep për mbrojtjen e tyre.

Do të duhej të flistë për konfiskimin e pasurisë së paligjshme milionëshe të të gjithë udhëheqësve të derisotëm të Kosovës.

Të gjitha këto në të mirë të banorëve të Kosovës, me çka do të krijohej mundësia edhe e uljes së çmimit të energjisë elektrike për çka opozita padrejtsisht po ngren pluhur.

Do të krijohej mundësia e hapjes së kapaciteteve të reja prodhuese dhe e krijimit të vendeve të reja të punës.

Do të krijohej mundësia për ndërprerjen e emigrimin e të rinjvë të Kosovës për të gjetur punë jashtë Kosovës.

A e din moj zonja tradhtare sa qindra mijëra të rinj janë larguar nga Kosova si pasojë e keqqeverisjes në 21 vitet e kaluara ?!

Kryeministri Albin Kurti, do të duhej të fliste për dëmet që ia shkaktoi Kosovës LDK-ja me Isa Mustafën e korruptuar, që ia solli Kosovës edhe kopilin të derra me nënshkrimin për themelimin e Asociacionit të komunava me shumicë serbe në Kosovë, që sot Qeverisë aktuale i ka mbetur si prush i zjarrtë në dorë.

Kryeministri Albin Kurti, do të duhej të fliste për keqqeverisjen e AAK-së dhe të Ramush Haradinajt, që u bë milioner i pasluftës në mënyrë të jashtëligjshme dhe me korrupsion, dhe që ia fali Malit të Zi 8 mijë e 200 hektarë bjeshkë të Çakorrit, duke mos e ngritur asnjëheë zërin që kriminelët e Serbisë të dalin para drejtësisë për krimet makabëre që i kryen në Kosovë.

Behgjet Pacolli, kryetari I AKR-së, me rastin e shënimit të 14 vjetorit të shpalljes së pavarësisë se Kosovës, deklaroi se, “ Deklarata e pavarësisë vazhdon të jetë dokumenti më i bukur që kam firmosur në jetë”.

O Behgjet Pacolli, Kosova të bëri edhe ministër të Jashtëm të Kosovës, por ti ishte ndër ministrat më të dobët të Kosovës, sepse Ivica Daçiq-homologu yt i Serbisë, me mashtrime arrijti të realizojë aqë çnjohje të Kosovës nga shtetet që e kishin njohur Kosovën shtet të pavarur e sovran.

O Behgjet Pacolli, Kosovës i nevojiten veprime të dobishme konkrete, dhe jo vetëm fjalë të bukura.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

A janë shqiptarët një komb apo tre e më shumë kombe?

Story i radhës

Kreu i sigurimit kombëtar rus do të vizitojë Beogradin!

Të fundit nga

ShkoLartë