rikthehet ne funksion pika e pageses ne hyrje te gostivarit autoritetet thone se kishte defekt ne sistemin elektrik 6768950bb915e

Rikthehet në funksion pika e pagesës në hyrje të Gostivarit, autoritetet thonë se kishte defekt në sistemin elektrik

December 23, 2024
1 minut lexim

Shkup, 22 dhjetor – Nga Ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore” për TV21 thonë se është tejkaluar problemi në pikën e pagesës në hyrje të Gostivarit, ku mbrëmjen e sotme veturat kalonin pa paguar, pasi në kabina nuk kishte persona për të kryer pagesën, ndërkaq trau në shumicën e kabinave ishte i ngritur. Nga ndërmarrja thonë se bëhej fjalë për defekt në sistemin elektrik, që sipas tyre tashmë është tejkaluar. Thonë se problemi ka zgjatur rreth një orë, ndërsa gjatë kësaj periudhe është bërë pagesë në mënyrë manuale, deri sa është rregulluar defekti.

“Në periudhën prej orës 19:00 e 56 minuta në pikën e pagesës Gostivar, ndërprerësi “AES” që lidh rrymën nga rrjeti me baterinë përmes “UPS-it” ka dështuar për shkak të defektit në instalimin elektrik, problemi është zgjidhur për më pak se një orë dhe instalimi elektrik do të kontrollohet gjatë ditës së nesërme. Në të njëjtën kohë, në periudhën nga momenti i ndërprerjes së energjisë elektrike, rampat mbeten në të njëjtin pozicion dhe pagesa bëhet me “kartela të ndërhyrjes”, në mënyrë manuale nga operatorët e punësuar. Ndërkohë është dërguar kontrolli mobil për të monitoruar procesin e faturimit deri në eliminimin e defektit. Kohëzgjatja e ndërprerjes është rreth 1 orë dhe gjithçka është normalizuar”, thonë nga Ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore” për TV21, duke shtuar se kalimi pa pagesë i veturave, sipas tyre ka zgjatur rreth 5 minuta.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

fiksimet te bejne mire per shendetin dhe per ata qe jane ne nje marredhenie 67689021bb8bc
Story i mëparshëm

*Fiksimet* të bëjnë mirë për shëndetin! (Dhe për ata që janë në një marrëdhënie)

temperaturat zbresin deri ne 10c javen e ardhshme pergatituni per 676899bd6cdae
Story i radhës

Temperaturat zbresin deri në -10°C, javën e ardhshme përgatituni për…

Të fundit nga

ShkoLartë