Kreu i sigurimit kombëtar rus do të vizitojë Beogradin!

Sekretari i Këshillit për Siguri Kombëtare të Rusisë, Nikolaj Patrushev dhe njëri ndër bashkëpunëtorët më të afërt të shefit të Kremlinit Vladimir Putin me 28 shkurt do të vizitojë Beogradin, shkruan “Informer”,  transmeton “Bota Sot”.

Patrushev që njihet si person kyç dhe me përvojë i sigurisë ruse, është planifikuar të takohet me presidentin e Serbisë Vuçiq, ndërsa ndër temat për të cilat do të bisedohet përveç raporteve bilaterale mes dy vendeve, do të jetë edhe vërejtja alarmuese e shprehur nga shefi i diplomacisë ruse Lavrov se në Kosovë, Shqipëri edhe BeH rekrutohen mercenarë lufte për luftën e Ukrainës dhe Donjeck e Luganjsk.

Po ashtu Vuçiq e Patrushev pritet të shqyrtojnë edhe rritjen e mëtutjeshme të bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e sigurisë sikurse edhe sfidat me të cilat ballafaqohet regjioni, Evropa edhe bota.

Njohësit e rrethanave theksojnë se zyrtari rus nga nikoqirët do të kërkojnë informata shtesë edhe rreth spekulimeve të botuara në mediet e afërta me liderin e Partisë së Drejtësisë dhe Lirisë Dragan Gjilas se krerët e opozitës ruse janë përcjell në fshehtësi në Beograd dhe të dhënat e materialet për këtë ministri i brendshëm Vulin ia ka dërguar Patrushevcit  gjatë vizitës së tij në Moskë në dhjetor.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kosova të jetojë mijëra vjet, por opozita e sotme kurrë jo në pushtet

Story i radhës

Pas ‘skandalit’ në një klub striptizmi, Adele fotografohet në ndeshjen ‘All Star Game’ me të dashurin e saj

Të fundit nga