A janë shqiptarët një komb apo tre e më shumë kombe?

Ka vetëm një gjuhë Shqipe – ajo që është përcaktuar sipas rregullave të vendosura në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, mbajtur në Tiranë më 1972. Kjo është gjuha e njësuar Shqipe e kombit Shqiptar, pa marrë parasysh vendin dhe shtetin se ku jeton: në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni të Veriut, në Serbi, në Mal të Zi, në Greqi, në Itali apo gjetkë.

e gjuhës Shqipe në “tri gjuhë: në Albanian Albania (Shqipja e Shqipërisë), në Albanian Kosova (Shqipja e Kosovës) dhe në Albanian North Macedonia (Shqipja e Maqedonisë së Veriut), është akt i rëndë i tradhtisë kombëtare që nesër mund të sjellë përçarje, urrejtje dhe pasoja të paparashikueshme për mbarë popullin Shqiptar. Sa është i pafalshëm vendimi i një kryeministri, tashmë të dëshmuar antikombëtar, Edi Rama, aq më i pafalshëm është vendimi i tillë i tempullit më të lartë të dijes kombëtare – Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (në tekstin e mëtejmë: ASHSH), e cila pranoi të hynte në vorbullën e turpit të “shpikur” nga Edi Rama.

Vendimi i Edi Ramës dhe i ASHSH-së për ta ndarë gjuhën Shqipe teknikisht dhe juridikisht në platformat softuerike MS Windows, MS Office etj. në “tre gjuhë Shqipe” është vepër shume e turpshme dhe e papranueshme për të gjithë Shqiptarët anekënd trojeve Shqiptare.

Nëse një kryeministër sa arrogant po aq edhe injorant, sa naiv po aq edhe i çmendur mëton se ka të drejtë ta merr në duar fatin e një populli të tërë, atëherë vetë populli Shqiptar duhet të jetë ai që nuk duhet ta lejojë një kryeministër të tillë të luajë me fatin e kombit. Nëse jo populli, atëherë vetë akademikët e ASHSH-së, të tempullit më të lartë të dijes kombëtare, është dashur t’i vënë gishtin kokës dhe nuk do të duhej t’ia lejonin vetes të futeshin “në një thes” me Edi Ramën, dhe të vendosin për diçka që është shumë madhore dhe e rëndësishme për popullin tonë. Nëse sot sipas Edi Ramës dhe bashkëmendimtarëve të ASHSH-së ekzistuakan “tre gjuhë Shqipe” – “gjuha Shqipe e Shqipërisë”, “gjuha Shqipe e Kosovës” dhe “gjuha Shqipe e Maqedonisë së Veriut”, – atëherë kush mund të garantojë se nesër nuk do të mund të ekzistojnë edhe “gjuha Shqipe e Malit të Zi”, “gjuha Shqipe e Serbisë”, “gjuha Shqipe e Greqisë”, “gjuha Shqipe e Italisë” etj. etj. Po i mbyllëm sytë sot dhe nëse lejojmë të vazhdojmë me këtë trend, nesër edhe dialektet e gjuhës do të mund të shndërrohen në ”gjuhë të ndryshme”, si “gjuha Shqipe e Veriut të Shqipërisë” dhe “gjuha Shqipe e Jugut të Shqipërisë”!

Nëse një kryeministër që urren Shqiptarët jashtë Shqipërisë, posaçërisht Shqiptarët e Kosovës, vepron kundër interesave kombëtare krye në veti, dhe atë pa u penguar nga askush, atëherë ky veprim paraqet rrezik kombëtar. Lidhur me këtë, çdo Shqiptar duhet të ndjehet i indinjuar dhe të brengoset seriozisht për këtë çështje. Ky vendim padyshim shumë i gabueshëm i ASHSH-së, injoron dhe përjashton nga trungu kombëtar të gjithë Shqiptarët që jetojnë jashtë shtetit Shqiptar!

Ndarja gjuhës Shqipe në tri gjuhë jo vetëm që është ndër aktet më të rënda dhe më të pafalshme të tradhtisë kombëtare, përveç tjerash çon ujë në mullirin e armiqve të përbetuar të Shqipërisë dhe të mbarë kombit Shqiptar. Zatën, një ndarje e tillë është e mirëseardhur për disa pseudointelektualë nga Kosova, të cilëve do t’u jepet mundësi për ta çelur gojën dhe për ta “argumentuar” ekzistimin e kombit të paqenë “kosovar”. Ndonëse tani për tani është ende i vogël numri i atyre që veten e kanë “konvertuar” nga shqiptar në “kosovar”, nesër do të jetë rrezik që ai numër të rritet.

Nëse pseudoakademikët injorantë dhe infantinë të ASHSH-së për interesa të tyre të liga i shesin interesat kombëtare dhe nuk i duan për Shqiptarë Shqiptarët e Kosovës, ata të Maqedonisë, dhe të gjithë të tjerët që jetojnë në trojet e tyre shekullore rreth e për qark Shqipërisë, atëherë për çfarë bashkimi kombëtar paskemi ëndërruar për vite e dekada të tëra, dhe për çfarë bashkimi kombëtar vazhdojmë të ëndërrojmë edhe sot?! Nëse bashkimi kombëtar nënkupton bashkimin kombëtar të një kombi që ka një gjuhë, një kulturë dhe një histori, atëherë rrjeshimisht nënbkuptohet se nuk mund të ketë bashkim kombëtar të disa popujve që paskan gjuhë të ndryshme. Më konkretisht, nëse sipas Edi Ramës dhe ASHSH-së Shqiptarët e Shqipërisë qenkan të ndryshëm dhe flitkan gjuhë tjetër nga “kosovarët” e Kosovës, atëherë ata nuk kanë pse ta kërkojnë bashkimin kombëtar. Mos ndoshta “dallimi” mes Shqiptarëve të Shqipërisë dhe i atyre të Kosovës është bërë politikë zyrtare e Edi Ramës, por edhe e liderëve të Kosovës, për të hequr dorë nga bashkimi kombëtar?! Prandaj, ata janë bërë “bashkë” për t’u “bashkuar në BE”!

Në BE bashkohen shtetet në mënyrë vullnetare, por edhe mund të ndahen në mënyrë vullnetare kurdo që atyre u konvenon. Në BE nuk bashkohen kombet. Nëse liderët tanë kanë hequr dorë nga bashkimi kombëtar, atëherë pse nuk e thonë hapur këtë? Ata mund ta bëjnë këtë fare lehtë sepse, tek e fundit, populli nuk do të mund t’i kundërshtojë. E, si t’i kundërshtojë ky popull i mjerë, i cili ka rënë në agoni të thellë, që nga 1990-ta në Shqipëri, që nga 1999-ta në Kosovë, e nga 2001-ta në Maqedoninë e Veriut? Dhe, pikërisht janë vetë politikanët “tanë” nga të gjitha trojet tona, të cilët e kanë bërë këtë popull të flas vetë me vete dhe t’ia shuajnë çdo shpresë për një jetë më të mirë. Mjafton ta shohim ikjen masive të Shqiptarëve nga vatrat e tyre për ta kuptuar se ky komb “i kanë çuar duart përpjetë” dhe ka hequr dorë nga identiteti dhe fati i tij!

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ministrat e BE-së pritet të diskutojnë për Ukrainën dhe Bosnjën

Story i radhës

Kosova të jetojë mijëra vjet, por opozita e sotme kurrë jo në pushtet

Të fundit nga