kosova blindohet ja reagimi i policise se kosoves 6aa6fe3b0cb4d

​“Kosova blindohet”, ja reagimi i Policisë së Kosovës

September 13, 2026
1 minut lexim

Policia e Kosovës ka reaguar ndaj raportimeve se, Kosova “blindohet” në prag të vendimit të Hagës. Sipas një njoftimi sqarues, policia thekson “në funksion të informimit të saktë dhe parandalimit të ndonjë keqinformimi të mundshëm të opinionit, përmes shkrimeve të cilat po qarkullojnë në disa portale të ndryshme ku shkruhet se kinse, Kosova “blindohet” në prag të vendimit të Hagës, mësohet plani i Policisë për 16 shtatorin, sqaron se; hartimi i planeve policore janë pjesë e procedurave të rregullta policore”.

“Me qëllim të njoftimit të drejtë të qytetarëve të Republikës së Kosovës por edhe me gjërë, ju bëjmë me dije se planifikimi dhe ndërmarrja e masave të sigurisë në raste kur pritet të ketë zhvillime, aktivitete, apo pjesëmarrje të madhe të qytetarëve, hartimi i planeve policore janë pjesë e procedurave të rregullta policore”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, në raste të tilla, sikurse edhe në rastin e marshit solidarizues paqësor të datës 12 shtator 2026, dhe në tubime apo aktivitete të ndryshme, masat planifikohen në funksion të menaxhimit të sigurt të tubimeve, ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, qarkullimit të trafikut rrugor si dhe garantimit të mbarëvajtjes së aktiviteteve.

“Në kuadër të vlerësimeve dhe planifikimeve policore merret parasysh edhe mundësia që individë apo elemente të caktuara, përfshirë edhe nga jashtë vendit, të tentojnë të shfrytëzojnë grumbullimet e mëdha për provokime, incidente apo veprime destabilizuese”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, këto janë masa parandaluese dhe standarde, të cilat aplikohen varësisht nga numri i pritshëm i pjesëmarrësve dhe vlerësimit të përgjithshëm të situatës.

Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve dhe mediave që të mbështeten vetëm në informacionet zyrtare dhe “të shmangin përhapjen e pretendimeve të pakonfirmuara, veçanërisht kur ato mund të ndikojnë në perceptimin e sigurisë dhe të krijojnë shqetësim të panevojshëm në opinion”.

Ndryshe, në media u raportuar se Policia e Kosovës ka hartuar një plan të gjerë operacional për 16 shtatorin, ditën kur në Hagë pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

si ne filmat horror polici ne bllace eshte terhequr zvarre me automjet nga kontrabandistet e mallrave 6aa6e7b05bf4e
Lajmi i mëparshëm

Si në filmat horror: Polici në Bllacë është tërhequr zvarrë me automjet nga kontrabandistët e mallrave

emerimi i yllka kukalajt ne oshish spahiu i pergjigjet bardh spahise menaxhere shume e mire opozita numeron kusherinjte 6aa6feb0a7345
Lajmi i radhës

Emërimi i Yllka Kukalajt në OSHISH/ Spahiu i përgjigjet Bardh Spahisë: Menaxhere shumë e mirë, opozita numëron kushërinjtë

Të fundit nga

ShkoLartë