si ne filmat horror polici ne bllace eshte terhequr zvarre me automjet nga kontrabandistet e mallrave 6aa6e7b05bf4e

Si në filmat horror: Polici në Bllacë është tërhequr zvarrë me automjet nga kontrabandistët e mallrave

September 13, 2026
1 minut lexim
pp 1

Polici është lënduar, ndërsa nuk dihet se ku janë larguar sulmuesit.

Një polic mbrëmë është sulmuar dhe më pas është tërhequr zvarrë me automjet, para se të lirohej. Me këtë rast ai ka pësuar lëndime. Incidenti ka ndodhur pranë pikës kufitare Bllacë, pasi një ekip policor i Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare – Veri është përpjekur të ndalojë një automjet që transportonte mallra të kontrabanduara dhe po lëvizte nga pika kufitare drejt Shkupit.

Sipas informacioneve të MPB-së, dje rreth orës 17:00, në drejtim nga pika kufitare “Bllacë” drejt Shkupit, në vendin e quajtur “Vrazhji Vir”, zyrtarët policorë kanë vërejtur një automjet transportues “Volkswagen Transporter” me targa të huaja.

Automjeti ishte i ngarkuar me mallra të ndryshme të kontrabanduara, ndërsa drejtuesi nuk është ndalur në shenjën e policisë dhe ka vazhduar lëvizjen.
(Plusinfo.mk)

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tvsh ja e dizelit ulet nga 18 ne 10 6aa6e665f00f5
Lajmi i mëparshëm

TVSH-ja e dizelit ulet nga 18 në 10%

Të fundit nga

TVSH-ja e dizelit ulet nga 18 në 10%

Qeveria solli Vendim për uljen e TVSH-së nga 18% në 10%, me qëllim zbutjen e drejtpërdrejtë të rritjes së madhe të çmimeve ndaj qytetarëve dhe ekonomisë, në kushtet e gjendjes së krizës
ShkoLartë