nga e hena rifillojne testimet diagnostike per brucelozen tek lopte 6b01528d8f6f5

Nga e hëna rifillojnë testimet diagnostike për brucelozën tek loptë

November 21, 2026
1 minut lexim

Pas ndërprerjes së testimeve diagnostike për brucelozën te gjedhet, nga e hëna, 23 nëntor, do të rifillojnë analizat laboratorike. Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) ka gjetur zgjidhje për vazhdimin e këtij procesi, pas kërkesave të shoqatave veterinare.

Testimet do të kryhen nga Fakulteti i Mjekësisë Veterinare në Shkup, me qëllim realizimin e masave të parapara në Programin për mbrojtjen shëndetësore të kafshëve për vitin 2026.

AUV dhe Fakulteti kanë lidhur marrëveshje për donacion, e cila mundëson vazhdimësi të analizave laboratorike.

Qëllimi i testimeve është zbulimi, monitorimi dhe kontrolli i brucelozës, parandalimi i përhapjes së sëmundjes, garantimi i qarkullimit të kafshëve dhe produkteve të shëndetshme, si dhe mbrojtja e shëndetit publik.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

irani vendos kushte per marreveshjen me shba ne araghchi kerkon garanci qe lufta te mos rifilloje 6b0152731ed2e
Lajmi i mëparshëm

Irani vendos kushte për marrëveshjen me SHBA-në, Araghchi kërkon garanci që lufta të mos rifillojë

teri hatcher dhe vanessa williams shkelqejne ne tapetin e kuq yjet e desperate housewives mahnitin me veshjet elegante 6b01529016728
Lajmi i radhës

Teri Hatcher dhe Vanessa Williams shkëlqejnë në tapetin e kuq, yjet e “Desperate Housewives” mahnitin me veshjet elegante

Të fundit nga

ShkoLartë