gashi ne patronatin e sh f 22 nentorit gjuha identiteti dhe arsimi jane ura qe bashkojne brezat 6b00fce1e6bac

Gashi në patronatin e Sh. f. “22 Nëntorit”: Gjuha, identiteti dhe arsimi janë ura që bashkojnë brezat

November 21, 2026
1 minut lexim

Afrim Gashi rikthehet në shkollën ku ishte nxënës, këtë herë si prind: Një emocion i veçantë në patronatin e “22 Nëntorit” në Hasanbeg

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka marrë pjesë në patronatin e Shkollës Fillore Komunale “22 Nëntori” në Hasanbeg, një institucion arsimor me të cilin e lidhin kujtime të veçanta personale, pasi aty ka ndjekur dikur mësimet si nxënës.

Përmes një njoftimi, Gashi ka ndarë emocionet e rikthimit në shkollën e tij, kësaj radhe në një rol tjetër, si prind, duke parë fëmijët e tij të marrin pjesë në aktivitetet festive, të recitojnë dhe të krijojnë kujtimet e tyre shkollore.

“Ka një emocion të veçantë kur rikthehesh në shkollën ku dikur ke qenë nxënës, dhe sot, si prind, sheh fëmijët e tu duke recituar, duke mësuar e duke krijuar kujtimet e tyre. Për mua, SHFK ‘22 Nëntori’ në Hasanbeg ka një vlerë të papërshkrueshme, sepse kjo shkollë është pjesë e historisë sime personale dhe e rrugëtimit tim arsimor”, ka theksuar Gashi.

Ai ka vlerësuar edhe programin e përgatitur nga nxënësit, duke e cilësuar patronatin si një moment që bashkon brezat dhe përcjell rëndësinë e gjuhës, identitetit dhe arsimit.

“Patronati i sotëm, i shoqëruar me performancat e bukura të fëmijëve, ishte një urë e bukur mes brezave, në prag të një feste që simbolizon gjuhën, identitetin dhe arsimin tonë”, ka shkruar kryeparlamentari Afrim Gashi.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

jennifer lopez surprizon me deklaraten per dashurine nuk kam nevoje per nje partner per te qene e lumtur 6b00e2401e11a
Lajmi i mëparshëm

Jennifer Lopez surprizon me deklaratën për dashurinë: Nuk kam nevojë për një partner për të qenë e lumtur!

Të fundit nga

ShkoLartë