tusk shkeljet e hapesires ajrore nga raketat ruse provokim i qellimshem 6b00e185e7f21

Tusk: Shkeljet e hapësirës ajrore nga raketat ruse provokim i qëllimshëm

November 21, 2026
1 minut lexim

Kryeministri polak, Donald Tusk akuzoi sot Rusinë për një “provokim të qëllimshëm”, pasi dy raketa dhe një dron hynë në hapësirën ajrore polake dhe ranë pranë vendit ku po zhvilloheshin manovra ushtarake nga aleatët e Ukrainës.

“Ne e dimë me siguri se ajo që ra nga qielli kishte origjinë ruse”, deklaroi Tusk.

Ai theksoi se nuk ishte rastësi që mbetjet e mjeteve luftarake ranë pranë zonës së stërvitjeve, në territorin polak.

Varshava bëri të ditur se tri shkeljet e hapësirës ajrore ndodhën gjatë sulmeve ajrore ruse ndaj Ukrainës fqinje, mëngjesin e sotëm.

Nuk pati persona të lënduar.

Më vonë,  kryeministri Tusk mblodhi një ekip krize, të përbërë nga ministra dhe zyrtarë ushtarakë e të shërbimeve të zbulimit.

Ministri i Mbrojtjes, Władysław Kosiniak-Kamysz, deklaroi se autoritetet kishin gjetur mbetjet e një rakete të tipit “Kh-101” në një fushë pranë fshatit Nowy Lipowiec, rreth 60 kilometra larg kufirit me Ukrainën.

Një predhë e dytë, e cila ra pranë Rudnik nad Sanem, dyshohet gjithashtu se ishte një raketë.

Ndërkohë, një dron i dyshuar u rrëzua në Molodycz, rreth 37 kilometra larg kufirit.

Burimi:TV21

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pushteti i ps operon si bande dashamir shehi nese nuk vjedh per ta behesh i dyshimte te kompromentojne ekonomikisht dhe te shantazhojne 6b00e182886c8
Lajmi i mëparshëm

“Pushteti i PS operon si bandë”- Dashamir Shehi: Nëse nuk vjedh, për ta bëhesh i dyshimtë! Të kompromentojnë ekonomikisht dhe të shantazhojnë

hetimi i reuters si e perdori epstein rusine vajzat oligarket dhe takimi qe sndodhi kurre me putinin 6b00e1b89f0b0
Lajmi i radhës

Hetimi i Reuters: Si e përdori Epstein Rusinë – vajzat, oligarkët dhe takimi që s’ndodhi kurrë me Putinin

Të fundit nga

ShkoLartë