jennifer lopez surprizon me deklaraten per dashurine nuk kam nevoje per nje partner per te qene e lumtur 6b00e2401e11a

Jennifer Lopez surprizon me deklaratën për dashurinë: Nuk kam nevojë për një partner për të qenë e lumtur!

November 21, 2026
min lexim

Jennifer Lopez ka deklaruar se është e lumtur me jetën e saj si beqare dhe se aktualisht nuk ndjen nevojën të nisë një lidhje të re dashurie. Këngëtarja dhe aktorja ka treguar se kjo periudhë e jetës së saj po i shërben për të njohur më mirë veten dhe për të kuptuar se çfarë do të thotë dashuria e vërtetë.

Në një intervistë të re për revistën Variety, 57-vjeçarja tha se një marrëdhënie romantike nuk është ndër prioritetet e saj. Aktualisht, ajo është e përqendruar te promovimi i filmit koncertal The JLo Show: Live in Las Vegas, si dhe te jeta familjare, ndërsa dy fëmijët e saj po rriten dhe po bëhen gjithnjë e më të pavarur.

“ Nuk është diçka që e mendoj”, u shpreh Lopez, duke shtuar se dy vitet e fundit kanë qenë një periudhë e rëndësishme për vetëdijen dhe zhvillimin e saj personal.

“Kam mësuar shumë gjatë 20 viteve të fundit, por dy vitet e fundit kanë qenë një periudhë e vetënjohjes më të madhe dhe të një kuptimi më të thellë të asaj që është dashuria”, tha ajo.

Duke folur për mundësinë e njohjeve të reja romantike, këngëtarja ishte e drejtpërdrejtë: “Nuk kam nevojë të dal në takime. Jam mirë kështu. Jam e lumtur. Nuk po përpiqem të nxitoj apo të ndryshoj asgjë”.

Lopez nuk ka bërë publike ndonjë lidhje të re që prej divorcit nga aktori Ben Affleck, në vitin 2024. Para tij, ajo ka qenë e martuar edhe me Ojani Noa, Chris Judd dhe Marc Anthony. Nga martesa me këtë të fundit ka dy fëmijë binjakë, Max dhe Emme, të cilët janë 18 vjeç.

Gjatë intervistës, Jennifer Lopez foli edhe për mënyrën se si ka ndryshuar perceptimi i saj për dashurinë ndër vite. Ajo tregoi se, kur ishte më e re, kishte një ide të caktuar për marrëdhëniet, por përvojat e jetës e kanë bërë të kuptojë se dashuria nuk është gjithmonë ashtu siç e kishte imagjinuar.

“Kur isha një vajzë e vogël, kisha një perceptim të caktuar për dashurinë. Por, ndërsa jetoja këtë jetë të pazakontë, kuptova se ajo që mendoja dikur se ishte dashuria, në të vërtetë nuk ishte”, u shpreh ajo.

Sipas Lopez, martesa, premtimet dhe ceremonitë nuk mjaftojnë për të përkufizuar dashurinë e vërtetë. Për të, ajo dëshmohet përmes veprimeve të përditshme, mirëkuptimit dhe qëndrueshmërisë në një marrëdhënie.

“Dashuria nuk është martesa apo ceremonia. Ajo ka të bëjë me veprimet, me të qenit pranë njëri-tjetrit, me mirëkuptimin dhe me mosbraktisjen. Ka të bëjë me qëndrueshmërinë”, theksoi këngëtarja.

Ndërkohë, në muajin maj, një burim pranë saj i tha revistës People se Lopez po kalonte një periudhë shumë të mirë të jetës dhe ndihej e plotësuar edhe pa një partner. Deklarata erdhi në një kohë kur kishin qarkulluar zëra për një afrim të mundshëm mes saj dhe kolegut të saj, Brett Goldstein, me të cilin luan në filmin Office Romance.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bullgaria nuk leshon pe ne be nuk na pyesin me per maqedonine qendrimi i sofjes eshte i qarte dhe i kuptuar 6b00e23d78426
Lajmi i mëparshëm

Bullgaria nuk lëshon pe: “Në BE nuk na pyesin më për Maqedoninë, qëndrimi i Sofjes është i qartë dhe i kuptuar”

Të fundit nga

ShkoLartë