Kreu i LZHK, Dashamir Shehi ishte sot në Zonë e Lirë Neës24, teksa komentoi përplasjet e fundit në PS, për të cilën tha se operon si bandë.
Për të, nëse PS të jep një karrige pushteti dhe ti nuk vjedh, për ta bëhesh i dyshimtë.
Ky është mekanizmi i kompromentimit ekonomik dhe i shantazhimit, që njeriu me pushtetin e dhënë nga PS të jetë i urdhërueshëm.
Dashamir Shehi: Kjo mund të jetë dhe rastësisht. Besoj se brenda SPAK qeveria ka segmente që kontrollon. Ato letra që deri dje nuk janë publike, tani na duhen dhe i bëjmë publike. Nuk është rastësi. Tregon se brenda SPAK, Rama ka fijet e veta. Edhe pa i thënë ai e tregojnë vetë. Njerëzit janë të shantazhueshëm dhe kjo ka bërë, shumë herë partitë pushteti operon si bandë. Nëse nuk je pjesë e komunitetit nuk je i besueshëm. Ne të kemi dhënë një karrige të vjedhës, ti pse nuk vjedh. Ta kemi bërë këtë nder. E trajtojnë pushtetin si një mundësi që ta jep pushtetit dhe nëse nuk bëhesh pak pis, bëhesh i dyshimtë. E patë gocën e SHIK, atë që hoqën. Doli që i ka marrë para i vëllai në Gjermani. Vetëm atë ditë kur ka marrë lekët, kanë menduar që këtë e kemi në kontroll. Mund ta urdhërojmë. Deri atë ditë nuk e kanë pasur në një farë mënyre. Duhet ta kompromentojnë ekonomisht.
Kjo është bërë filozofia e pushtetit. Kudo që të vësh dorë në aparatin e shtetit. Ky është një sistem. Shteti është enë komunikuese. Ky është mekanizmi, ne të kompromentojnë bëhesh pjesë e jona. Kur të dalin letra, ne të ruajmë, kur duam. Thashë që (Spiropali) deri të kur vdesë ky është gjesti më i mirë që ka shkruar atë letrën. Mirëpo tani ka filluar të mendojë ndryshe, sepse mekanizmi i shantazhimit funksionon. Nëse je i pashantazhueshëm do bësh sakrifica. Edhe ai i bashkisë, mendon se po e kalon për procedurë. Pastaj e kuptoj se prapë në burg është, atëherë vendosi të përballet politikisht. Se tani del pak a shumë e vërteta.
Burimi: botasot.info


