rama agjencia kombetare e rinise eshte bere magnet per vajza e djem pa dallim bindjesh 6b0151fd160e4

Rama: Agjencia Kombëtare e Rinisë është bërë magnet për vajza e djem pa dallim bindjesh

November 21, 2026
1 minut lexim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë një videokartolinë nga një bashkëbisedim me studentë, të cilët, sipas tij, besojnë te protesta dhe jo te përdorimi i gurëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka bërë të ditur se me studentët është dakorduar që debati të mos publikohet për momentin, por të ndahen vetëm pamjet nga takimi.

Ai ka falënderuar gjithashtu Sara Bodon, për punën e saj në drejtimin e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, duke vlerësuar se ajo e ka kthyer këtë institucion në një hapësirë tërheqëse për vajza dhe djem, pa dallim bindjesh.

“Mirëmëngjes dhe me një videokartolinë nga dialogu me studentë që besojnë te protesta jo te gurët, me të cilët ramë dakord të mos e publikojmë hëpërhë debatin po vetëm pamjet, si edhe me falënderimin për Sara Bodon që e ka kthyer Agjencinë Kombëtare të Rinisë në një magnet për vajza e djem pa dallim bindjesh, ju uroj fundjavë të qetë”, ka shkruar Rama.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

policia vendoset prane shtepise se jakup krasniqit pritet mberritja e tij 6b0151a27fdb0
Lajmi i mëparshëm

Policia vendoset pranë shtëpisë së Jakup Krasniqit, pritet mbërritja e tij

irani vendos kushte per marreveshjen me shba ne araghchi kerkon garanci qe lufta te mos rifilloje 6b0152731ed2e
Lajmi i radhës

Irani vendos kushte për marrëveshjen me SHBA-në, Araghchi kërkon garanci që lufta të mos rifillojë

Të fundit nga

ShkoLartë