Aktorët Teri Hatcher dhe Vanessa Williams kanë rrëmbyer vëmendjen me paraqitjet e tyre elegante në tapetin e kuq të edicionit të vitit 2026 të ceremonisë “Royal Variety Performance”, të mbajtur në Royal Albert Hall në Londër.
Dy yjet e serialit të njohur “Desperate Housewives” u shfaqën me veshje të guximshme, duke sjellë shkëlqim dhe elegancë në një prej ngjarjeve më të rëndësishme artistike të vitit në Britani.
Teri Hatcher, 61 vjeçe, mahniti me një fustan të gjatë në ngjyrë të verdhë mustardë, me dekolte të hapur dhe një pelerinë elegante. Ajo e kompletoi pamjen me një gjerdan të spikatur argjendi dhe bizhuteri diamanti.

Ndërkaq, Vanessa Williams, 63 vjeçe, zgjodhi një fustan elegant ngjyrë vjollcë, pa rripa, të shoqëruar me një pelerinë dramatike dhe bisht të gjatë. Këngëtarja dhe aktorja tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj glamuroze.
Në mesin e të pranishmëve ishte edhe mbreti Charles III, i shoqëruar nga mbretëresha Camilla, të cilët morën pjesë në këtë ngjarje për herë të parë që nga ardhja e Camillas si mbretëreshë.

Ceremonia e këtij viti mblodhi emra të njohur të muzikës, kinematografisë dhe teatrit, ndërsa u drejtua nga komediani Jason Manford. Në skenë performuan artistë si Idina Menzel, James Blunt dhe Andrea Bocelli.
“Royal Variety Performance” organizohet çdo vit për të mbledhur fonde në mbështetje të njerëzve që punojnë në industrinë e argëtimit.
Burimi: botasot.info

