Jo më kot, këto produkte make up-i i gjeni gjithmonë ‘sold out’

November 21, 2022
min lexim

E keni parasysh atë ndjesinë acaruese kur ti shkon për të blerë një produkt të ri make up-i që ta kanë rekomanduar disa njerëz përnjëherësh dhe pikërisht kur ndodhesh përballë stendës, zbulon se nuk ka më! 

Dëgjon shitësen që të thotë “sapo i mori një vajzë dy rimelët e fundit”, pranon fatin tënd dhe del me nerva andej nga hyre. Me siguri tani që po ju përshkruaja këtë skenarin, e imagjinuat produktin e parë me të cilin përsëritet historia. Na lini t’ju gjejmë ne, atë dhe të tjerë që jo më kot janë, bëhen me shpejtësinë e erës -sold out-.

1. Rimeli “Princess false lash” 

Këtë rimel të Essence nuk ka nevojë t’jua përshkruajë sepse e njihni mirë.  Eshtë ai për të cilin “bëhet nami” sapo vjen furnizimi i ri sepse vajzat e kanë zbuluar sekretin. Ato e dinë që ky rimel, jo vetëm kursen shumëëë para, po bën edhe më mirë rimelëve marka- që në të shumtën e rasteve nuk krahasohen me këtë. Nuk keni nevojë për qerpikë fallso, sepse ju jep volum dhe rezistencë gjatë gjithë ditës. I patestuar tek kafshët. Problemi i vetëm? Mbaron shpejt! 

2. “The Blush”

Po kaq i famshëm është edhe pudra e mollëzave. Ky blush nga Essence ka ngjyrë të adhurueshme, pigmentim aq sa duhet dhe është i përballueshëm. Një nga produktet drugstore që bëhet sold out brenda fare pak ditësh.

3. The ROSE Edition 

Paleta e syve nga Essence, The ROSE Edition ka 9 ngjyra që ju do t’i përdornit përgjithmonë. Të ëmbla, mjaftueshëm rezistente përgjatë gjithë ditës si dhe përhapen lehtësisht. Një MUST për grimin e përditshëm, por edhe për mbrëmje. Jo më kot konsiderohet një tjetër produkt Best Seller që duhet të nxitoni për ta provuar! 

4. I love extreme crazy volume

Një tjetër rimel legjendar nga Essence që ju e njihni mirë. Pavarëisisht eksperimenteve që mund të bëni, i riktheheni gjithnjë dhe “sold out-i” është prova.

5. Kjo pudër 

Fondatina Stay all day është një tjetër produkt drugstore që i duhet çantës suaj. E keni gjithmonë me vete dhe mund ta përdorni sa herë ju duket që make up-i s’është në lartësinë e duhur. Hapet mirë në lëkurë pa krijuar të çara, ju jep shkëlqim dhe është mjaftueshëm aq sa duhet.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Haradinaj thirrje Kurtit: Tërhiqu nga vendimi për targat, mblidh URGJENT Kuvendin

Story i radhës

ShBA dhe Uellsi ndahen baras

Të fundit nga

​Fushë Kosova me rrethinë mbesin pa rrymë

Komuna e Fushë Kosovës me rrethinë ka mbetur pa rrymë nga ora 12:00. Sipas Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT kjo komunë mbetet pa rrymë deri në orën 15:00. Sipas KOSTT,
ShkoLartë