Ja çfarë ndodhi me rusin e arrestuar në Kosovë

July 11, 2023
1 minut lexim

Gjykata Themelore në Mitrovicë, i ka shqiptuar urdhër ndëshkimor shtetasit rus, i dyshuar për kalim ilegal të kufirit nga Serbia për në Kosovë, si dhe ka marrë vendim për dëbimin e tij nga Kosova.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, zëdhënësja e kësaj Gjykate, Lumnije Surdulli.

Surdulli tha se Gjykata e ka dënuar me gjobë të dyshuarin dhe i njëjti është larguar nga territori i Kosovës.

Ndryshe, i dyshuari ishte arrestuar të premten në Leposaviq, nën dyshimin për kalimin ilegal të kufirit.

“Zërnosek, Leposaviq 07.07.2023-13:52. Policia gjatë patrullimit kanë ndaluar të dyshuarin mashkull rus i cili me automjetin e tij kishte kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Republikën e Kosovës. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, kishte njoftuar njoftuar Policia.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gati në vjeshtë shkolla “Asim Vokshi”, Veliaj: “Dyfishuam kapacitetet për 750 nxënës; Turizmi në Tiranë, rritje të jashtëzakonshme”

Story i radhës

Ylli i Liverpool zbulon objektivat e sezonit të ri

Të fundit nga

​Fushë Kosova me rrethinë mbesin pa rrymë

Komuna e Fushë Kosovës me rrethinë ka mbetur pa rrymë nga ora 12:00. Sipas Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT kjo komunë mbetet pa rrymë deri në orën 15:00. Sipas KOSTT,
ShkoLartë