Horoskopi ditor, e premte 18 mars 2022

March 18, 2022
min lexim

Dashi

Sot do t’i pranoni të gjitha situatat ashtu siç janë ju që jeni në një marrëdhënie. Sado që do t’ju shtyjnë drejt situatave të pakëndshme, ju do të dini si t’i menaxhoni. Beqarët do kenë sukses në dashuri dhe për fat për ta fillon një etapë e re. Financat nuk do jenë aspak të këqija.

Demi

Situatat sentimentale mund të ngarkohen disi sot. Do të jeni të detyruar të hapni rrugë. Bëni ushtrime dhe shëtitje për të humbur vëmendjen. Beqarët do kenë planetët në krah, prandaj mund të hedhin çdolloj hapi që do mendojnë. Në planin financiar tregohuni vigjilentë.

Binjakët

Binjakët janë ata që shfaqin më shumë romancë tek partneri/ja sot. Edhe sot do të jetë një ditë rrezatuese. Shijoni gjithçka që do t’ju vijë. Beqarët do jenë në humor të mirë dhe do pranojnë ftesat. Financat do kenë përmirësime.

Gaforrja

Sot, do të përpiqeni që të jeni të gatshëm për të bashkëpunuar për gjithçka me partnerin/en. Falë aftësive tuaja komunikuese gjithçka do të arrihet me sukses. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me takime, por nuk do e ndryshojnë dot statusin. Financat do mbeten të qëndrueshme.

Luani

Sot do të jeni kreativë dhe me shumë energji ju të dashuruarit. Mjafton vetëm të jeni të gatshëm të ndërmerrni iniciativa në marrëdhënie. Beqarët do jenë të ngarkuar me punë dhe nuk do e kenë mendjen te dashuria. Në planin financiar do jeni të përgjegjshëm me shpenzimet.

Virgjëresha

Lëreni dashurinë dhe ndjenjat tuaja të shkëlqejnë sot. Gjithçka që do t’ju komunikohet do t’ju duket pak e vështirë për ta bërë. Beqarët do kenë takime të rastësishme që shumë shpejt mund të shndërrohen në lidhje. Dielli do ju sjellë fat në planin financiar.

Peshorja

Mos u tregoni shumë të ashpër sot me partnerin/en. Në mbrëmje do të shihni veten në pasqyrë dhe do të kuptoni si dukeni. Beqarët vetëm për të mos qëndruar vetëm do jenë gati edhe për aventura kalimtare. Në planin financiar tregoni kujdes me shpenzimet e panevojshme.

Akrepi

Do të përfshiheni në disa debate të vogla me njeriun e zemrës, por të cilat do të bëhen shkak për t’ju prishur ditën. Mundohuni që të ruani qetësinë në çdo situatë. Beqarët do kenë disa takime të bukura të cilat do i duken si ëndrra. Në planin financiar do dini si ti menaxhoni të ardhurat.

Shigjetari

Sot nuk është një ditë e mirë për të marrë përsipër rolin e drejtuesit/es në marrëdhënien tuaj në çift. Nuk do të jeni të fuqishëm për të mbrojtur idetë tuaja. Beqarët do kenë plot takime, por nuk preferojnë të ndryshojnë statusin. Financat do jenë të këqija.

Bricjapi

Nëse do t’ju ofrohen mundësi të mira për ndonjë aventurë me partnerin/en, mund edhe të pranoni duke mos u treguar të turpshëm. Kujdes me shëndetin. Beqarët do argëtohen tej mase me miqtë dhe s’do e kenë mendjen te dashuria. Financat do jenë të mira.

Ujori

Mos i pranoni sot detyrat në marrëdhënien tuaj në çift që mund t’ju jepen nëse keni dyshime se nuk jeni mjaftueshëm të fuqishëm për t’i përballuar. Beqarët do tërheqin vëmendjen e të gjithëve me pamjen e tyre, por nuk do jenë gati për lidhje. Në planin financiar duhet të tregohuni të matur.

Peshqit

Sot situatat e rënduara emocionalisht do t’ju rrethojnë. Mos i hidhni zjarr çështjeve në çift sepse mund të digjeni edhe vetë. Beqarët do kenë një ditë të mbudhur me takime, por asgjë më shumë. Financat do vazhdojnë të mbeten gjithë kohës të mira.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

LIVE: Vazhdojnë luftimet, mbi 1 mijë ukrainasë u evakuan mbrëmë nga Kievi

Story i radhës

Shpërthime të dëgjuara në Lviv

Të fundit nga

A po e pret Yllka Kuqi edhe një fëmijë?

Këngëtarja Yllka Kuqi kohës së fundit ishte prezente tek një dasëm ku paraqitja e saj mori vëmendjen e shumë ndjekësve. Teksa ajo shfaqet në një fustan tejet elegantë ku vë në pah
ShkoLartë