Shpërthime të dëgjuara në Lviv

Mësohet se shpërthime janë dëgjuar në disa qytete të Ukrainës mëngjesin e sotëm, shkruan BCC, transmeton Bota sot.

Sipas stacionit televiziv Ukraine 24, shpërthime u dëgjuan në pjesë të ndryshme të qytetit të Lviv, në Ukrainën perëndimore rreth orës 6:30.

Në kanalin e saj Telegram, ajo postoi një video që tregon një shtëllungë të madhe tymi në horizont në qytet.

Gazetari ukrainas Ostap Yarysh, i cili raporton për shërbimin ukrainas të Zërit të Amerikës, tha në një postim në Twitter se kishte dëgjuar disa shpërthime.

Ukraine 24 raportoi gjithashtu se shpërthime u dëgjuan në Dnipro./Bota sot

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Horoskopi ditor, e premte 18 mars 2022

Story i radhës

Bitcoin and Ethereum Consolidate, AAVE and CAKE Jump

Të fundit nga