Shtrenjtohet regjistrimi i automjeteve në Maqedoninë e Veriut

Regjistrimi i automjeteve në Maqedoninë e Veriut po shtrenjtohet. Qytetarët do të duhet të ndajnë më tepër para për regjistrimin e veturave, pasi kompanitë e sigurimeve i rritën shumat për policën e sigurimit të detyrueshëm.

Çmimi i një police për auto-përgjegjësi u rrit për 15.4 për qind. Respektivisht, nëse deri më tani për veturë prej 44 deri në 55 kilovat paguhej 5.453 denarë, çmimi i ri do të jetë 6.292 denarë, përcjell TV21. Veturat me motor nga 55 deri në 65 KW, në vend të 6.166 denarë duhet të paguajnë 7.116 denarë, për automjetet me motor nga 66 deri në 84 KW në vend të 7.133 denarë, tani paguhet është 8.233 denarë, ndërsa nga 8.510 denarë, në 9.821 denarë rritet sigurimi për automjetet me motor nga 84 deri në 110 KW. Sigurimi për automjetet me motor mbi 110 KW tani do të jetë 11.879 denarë, ndërsa deri më tani ishte 10.294 denarë.

Siç njoftuan kompanitë e sigurimeve, çmimet e reja hynë në fuqi më 25 prill.

Çmimi nuk do të ndryshohet vetëm për automjetet që kanë deri në 44 kilovat.

Kompanitë e sigurimeve kanë marrë informacionin për rritjen e çmimit të hënën. Kompanitë e sigurimit justifikojnë rritjen e çmimit, me rritjen e çmimit të automjeteve. Por nuk ka përgjigje se pse qytetarët nuk janë informuar për ndryshimet në fjalë.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

“Kam qejf me flejtë në atë dhomën ku ka flejtë Titoja”, Xhavit Haliti tregon pse flejti në hotel Grand

Story i radhës

ВЕЛИГДЕНСКИ БОНУСИ ВО ПРОГРАМАТА ЗА ЛОЈАЛНОСТ НА 2win.мк

Të fundit nga