gjekmarkaj u dhunua ne menyre barbare noka do ta paguajne eshte radha jone 6769b31ba6935

“Gjekmarkaj u dhunua në mënyrë barbare”, Noka: Do ta paguajnë! Është radha jonë

December 23, 2024
1 minut lexim

rotesta e opozitës ka nisur këtë të hënë rreth orës 17:00 dhe pritet të përfundojë në orën 20:00. Ajo është zhvilluar në pesë pika kryesore të kryeqytetit, duke mbajtur rrugët e bllokuara.

Gjatë zhvillimit të kësaj proteste nuk kanë munguar as përplasjet me policinë dhe as incidentet e tjera. Deputeti Agron Gjekmarkaj i cili protestonte në zonën e Pallatit me Shigjeta, në momentin e përplasjeve mes protestuesve dhe policisë, nuk është ndier mirë.

Ai është  u dërgua menjëherë për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Flamur Noka tha para gazetarëve se për dhunën e ushtruar ndaj deputetit do të përgjigjen të gjithë.

I pyetur se si është gjendja e Gjekmarkaj, Noka tha:

“U dhunua në mënyrën më barbare nga narkopolicia. Ai është duke shkuar drejt spitalit. Ky është një akt i paprecedent. Nënkryetari i kuvendit të Shqipërisë, dhunohet, shkelmohet, plagoset dhe është në gjendje jo të mirë në spital. Kjo është fytyra e bandave të shtetit. Do ta paguajnë një për një. Tani është radha jonë”,-tha ai.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

komuna e tetoves kemi hedhur krip dhe rere ne rruge thirrje banoreve te malesise qe mos ti parkojne veturat ne rruge 6769ae30119a9
Story i mëparshëm

Komuna e Tetovës: Kemi hedhur krip dhe rërë në rrugë, thirrje banorëve të malësisë që mos t’i parkojnë veturat në rrugë

ldk ka shenuar 35 vjetorin abdixhiku riperterijme zotimet per te ardhmen 6769bc7ca577d
Story i radhës

LDK ka shënuar 35-vjetorin, Abdixhiku: Ripërtërijmë zotimet për të ardhmen

Të fundit nga

ShkoLartë