LIVE: Vazhdojnë luftimet, mbi 1 mijë ukrainasë u evakuan mbrëmë nga Kievi

Shpërthime të dëgjuara në Lviv: Raporte

Mësohet se shpërthime janë dëgjuar në disa qytete të Ukrainës mëngjesin e sotëm, shkruan BCC, transmeton Bota sot.

Sipas stacionit televiziv Ukraine 24, shpërthime u dëgjuan në pjesë të ndryshme të qytetit të Lviv, në Ukrainën perëndimore rreth orës 6:30.

Në kanalin e saj Telegram, ajo postoi një video që tregon një shtëllungë të madhe tymi në horizont në qytet.

Gazetari ukrainas Ostap Yarysh, i cili raporton për shërbimin ukrainas të Zërit të Amerikës, tha në një postim në Twitter se kishte dëgjuar disa shpërthime.

Ukraine 24 raportoi gjithashtu se shpërthime u dëgjuan në Dnipro.

Shërbimet e emergjencës shtetërore të Ukrainës kanë shpërndarë këto foto të evakuimeve gjatë natës nga rajoni i Kievit, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Më shumë se 1,000 ukrainas u transportuan mbrëma të enjten me autobusë dhe makina.

Kështu thanë zyrtarët në një postim në mediat sociale.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ja çfarë ju bën të suksesshëm, bazuar në shenjën tuaj të horoskopit

Story i radhës

Horoskopi ditor, e premte 18 mars 2022

Të fundit nga