ldk ka shenuar 35 vjetorin abdixhiku riperterijme zotimet per te ardhmen 6769bc7ca577d

LDK ka shënuar 35-vjetorin, Abdixhiku: Ripërtërijmë zotimet për të ardhmen

December 23, 2024
1 minut lexim

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shënuar të hënën 35-vjetorin e themelimit në një ceremoni solemne që mblodhi udhëheqës, anëtarë dhe përkrahës të kësaj partie.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përkujtoi këtë datë si momentin kur “intelektualë të shquar të kohës nisën lëvizjen më të madhe kombëtare për liri, pavarësi dhe demokraci”.

Gjatë fjalimit Abdixhiku theksoi trashëgiminë historike të Ibrahim Rugovës dhe rolin e LDK-së në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Liria e Kosovës mban vulën e Ibrahim Rugovës dhe LDK-së. Edhe pavarësia e Kosovës u bart nga LDK-ja, ndërsa shtet-ndërtimi mban vulën tonë. Lindja e LDK-së ishte lindje e aspiratave për liri, demokraci dhe paqësore.”

Tutje ai përkujtoi guximin e themeluesve të partisë duke theksuar se partia pati “35 vjet guxim, qëndrueshmëri dhe përkushtim të palëkundur ndaj idealëve”.“Sot, ndërsa shënojmë këtë përvjetor, ripërtërijmë zotimet tona për të ardhmen”, tha Abdixhiku.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

gjekmarkaj u dhunua ne menyre barbare noka do ta paguajne eshte radha jone 6769b31ba6935
Story i mëparshëm

“Gjekmarkaj u dhunua në mënyrë barbare”, Noka: Do ta paguajnë! Është radha jonë

microsoft do te integroje modele te tjera ai pervecse te openai ne asistentin 365 copilot 6769bf4ca35c6
Story i radhës

Microsoft do të integrojë modele të tjera AI përveçse të OpenAI në asistentin 365 Copilot

Të fundit nga

ShkoLartë