Haradinaj: Brenda tre vjetësh mund të jemi anëtar të NATO-s

December 26, 2024
min lexim

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe ka theksuar se procesi i anëtarësimit mund të përshpejtohet.

Ai ka përmendur se vizita e fundit e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt në Uashington para pak kohësh, kishte si fokus kryesor konceptin e anëtarësimit të Kosovës në NATO përmes procedurave të shpejta.

“Viza e fundit e Ramushit në Uashington kryekëput ka pas të bëjë me konceptin e anëtarësimit, me procedura të përshpejtuara, të Kosovës në NATO. Kemi shembuj pa numër. Sidomos në pjesë mes Skandinavisë dhe Ukrainës, dy shtete janë anëtarësuar me një procedurë shumë të shpejt. Edhe sot janë anëtarë të NATO-s.

Kosova mundet me përdor edhe shembullin e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Se edhe ato nuk është se janë hyrë shumë nëpër filtra. A i kanë përmbush standarde dhe kriteret për me qenë pjesë e NATO-s, po presidenti i atëhershëm Bush ka marrë vendim dhe thuajse NATO-në e konsideroj Amerikë. Dhe kemi parametrat e saktë që mundemi me qenë në tri ose katër vjetët e ardhshëm anëtar i NATO-s”, ka thënë Haradinaj.

Një nga shqetësimet e Haradinajt është se, sipas tij, kryeministri Kurti ka pasur në tavolinë një ofertë për procedim të përshpejtuar në NATO, por ka dështuar.

“Çka është lajmi më i keq edhe për publik se jo veç për mua. Kryeministri e ka pas në tavolinë ofertë edhe për procedim të përshpejtuar në NATO. Në kohën kur i kishim disa kërkesa, sidomos për Asociacionin për me dërgu në Gjykatë Kushtetuese. Kur e humbëm anëtarësimin në Këshill të Evropës. Edhe pse ato s’diskutohen nuk janë gjithmonë në publik.

Në bazë të propozimit të përfaqësueses greke për Këshillin e Evropës, nuk ka qenë kriter Asociacioni, por ka qenë kriter tokat e Manastirit të Deçanit. Por kush e mban mend, ministrja e Jashtme, që është e çuditshme pse ajo, me një vendim në 12 të natës e ka çuar një letër në kadastër dhe ia ka bartë pronat, sikur t’i kishte të babës, Manastirit në Deçan. Pa as një përftim.

Nëse ka një politikë unifikuese dhe nëse e përfundojmë dialogun me Serbinë, e që unë shpresoj që kjo histori me Serbin të merr fund se u bë gjatë. Ne kemi mundësinë me qenë anëtar i NATO-s”, ka shtuar Haradinaj.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

”Ka një kohë për gjithçka: për të mbjellë dhe për të korrur”, Tabaku: Salla e Këshillit Bashkiak u kthye sërish në një skenë propagandistike të Veliajt

Story i radhës

ChatGPT është jashtë funksioni

Të fundit nga

​Aktakuzë për shitblerje të narkotikëve

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve S.F., K.B., dhe E.Sh., të cilët gjenden nën masën e paraburgimit, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë

Shpërbëhet Bundestagu, shpallen zgjedhjet e parakohshme

Presidenti Steinmeier ka vendosur të shpërbëjë Bundestagun dhe ka shpallur zgjedhjet e parakoshme. Zgjedhjet janë të domosdoshme, sepse qeveria ka humbur shumicën parlamentare. Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeierka vendosur që të shpërbëjë Bundestagun dhe ka

​Thuram i jep një premtim Interit

Marcus Thuram thotë se ai kurrë nuk do të përdorë klauzolën e tij të lirimit për t’u larguar nga Interi. Francezi nuk dëshiron të përdorë një klauzolë prej 85 milionë euro për
ShkoLartë