aktakuze per shitblerje te narkotikeve 6a39213306113

Aktakuzë për shitblerje të narkotikëve

June 22, 2026
1 minut lexim

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve A.B., dhe E.Sh., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

“Sipas aktakuzës, më datë 16.07.2025, në Prizren, të pandehurit A.B., dhe E.Sh., duke vepruar në bashkëkryerje dhe pa autorizim, shpërndajnë dhe ofrojnë për shitje substanca narkotike të llojit “marihuanë” të siguruara përmes rrugëve ilegale. I pandehuri E.Sh., duke përdorur veturën e tij, shkon në shtëpinë e A.B., i njëjti merr një çantë të zezë me 18 qese me narkotikë të llojit “marihuanë” dhe më pas takohen me L.K., dhe E.K., dhe i  shesin atyre sasi të narkotikëve”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Tutje thuhet se pas kryerjes së shitblerjes, policia ka reaguar dhe ka ndaluar të pandehurit në  flagrancë. Gjatë largimit nga vendi i ngjarjes, i pandehuri A.B., ka hedhur në tokë çantën e zezë, e cila përmbante 18 qese najloni me substancë narkotike të llojit “marihuanë” me peshë 60.97 gram. Gjithashtu, gjatë bastisjes në shtëpinë e të pandehurit A.B., janë sekuestruar shtatëdhjetë e tetë  qese najloni me substancë të dyshuar narkotike, të cilat, pas ekzaminimit dhe ekspertimit nga Laboratori i Agjencisë Kosovare për Forenzikë, kanë rezultuar të jenë të llojit “marihuanë”, me peshë totale prej 2 kg.

“Prokurori i çështjes, me ngritjen e aktakuzës ka propozuar që të bëhet konfiskimi i mjeteve dhe sendeve të cilat kanë mundësuar kryerjen e veprës penale dhe të cilat janë dobi pasurore e fituar me vepër penale, ndër të tjera: narkotikë me peshë të përgjithshme prej 2 kg, një (1) automjet, të holla kesh etj. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit”, thuhet tutje në njoftim.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

gjermania fajeson trump per krizen ne ngushticen e hormuzit 6a391ca6f01c4
Lajmi i mëparshëm

Gjermania fajëson Trump për krizën në Ngushticën e Hormuzit

sherri me ramen ne kuvend komisioni i etikes perjashton shehajn dhe kaprin 6a3921b92e864
Lajmi i radhës

Sherri me Ramën në Kuvend/ Komisioni i Etikës përjashton Shehajn dhe Kaprin

Të fundit nga

ShkoLartë