taravari nuk mund te pranoj kerkesen per doreheqje nga personat qe ishin fajtore per zjarrin ne spitalin modular ne tetove 676e9501261f2

Taravari: Nuk mund të pranoj kërkesën për dorëheqje nga personat që ishin fajtorë për zjarrin në spitalin modular në Tetovë

December 27, 2024
1 minut lexim

Ministri i Shëndetësisë dhe njëri nga liderët e VLEN, Arben Taravari ka folur lidhje me kërkesën për dorëheqjen e tij nga posti i ministrit të shëndetësisë.
Taravari me këtë rast u shpreh se nuk mund të pranoj kërkesën për dorëheqje nga personat që ishin fajtorë për zjarrin që ndodhi në spitalin modular në Tetovë. I pyetur nëse planifikon të japë dorëheqje për shkak të thirrjeve dhe kërkesave të opozitës për vdekjen e fëmijëve në Klinikën Universitare të Fëmijëve, ministri thotë se për të kritikuar duhet të kesh kredibilitet moral.

“Nuk mund të pranoj kërkesë për dorëheqje nga personat që ishin fajtorë për zjarrin që ndodhi në spitalin modular në Tetovë. Sa i përket Klinikës së Pediatrisë, po shikoja statistikat e gjithë vitit. Sipas tyre, nga 1 dhjetori i këtij viti, përqindja e fëmijëve të vdekur është më e ulëta. Nëse shkalla e vdekshmërisë do të ishte më e lartë këtë vit se tetë vitet e tjera të mëparshme, drejtori do të ishte zëvendësuar deri më tani”, deklaroi Taravari për “Sloboden Peçat”.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

apple shpjegon pse nuk do te krijoje nje motor kerkimi 676e94c532df9
Story i mëparshëm

Apple shpjegon pse nuk do të krijojë një motor kërkimi

thuram i jep nje premtim interit 676e95b5cf042
Story i radhës

​Thuram i jep një premtim Interit

Të fundit nga

Feyenoord shpartallon Bayernin, Milani fiton

Bayerni ëlshtë shpartalluar në Roterdarm duke pësuar humbje me rezultat 3:0 nga Feyenoordi, në takimin e xhiros së shtatë të Champions League në futboll. Vendasit shkëlqyen me lojë.  Ndeshjet  Milan – Girona

LDK nesër mban konferencë për media

Gjatë ditës së nesërme Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për media. Sipas njoftimit konferenca do të mbahet në ora 11:00 në Selinë Qendrore të LDK-së. Po ashtu nga LDK-ja
ShkoLartë