chatgpt eshte jashte funksioni 676dcfe63dbfd

ChatGPT është jashtë funksioni

December 26, 2024
1 minut lexim

ChatGPT nuk po funksionon për shumë përdorues në këto momente që shkruajmë. Raportime të shumta janë shfaqur në rrjetet sociale ndërsa edhe ne mund të konfirmojmë se chatboti hapet por nuk është në gjendje tu përgjigjet kërkesave të përdoruesve.

Ndërkaq përdorues të tjerë thonë se marrin një mesazh “gabim i brendshëm serveri.” Siç duket ndërprerja filloi rreth 19:30 me orën lokale kur edhe raportimet filluan të shfaqen në Down Detector.

Rreth orës 20:00 OpenAI postoi një përditësim në faqen e statusit duke thënë se ChatGPT, API dhe gjeneruesi tekst-në-video po shfaqin gabime. Në orën 20:18 OpenAI përditësoi përdoruesit duke thënë se problemi është shkaktuar nga një furnizues dhe aktualisht po monitoron situatën.

ChatGPT disa herë ka dalë jashtë funksioni në muajt e kaluar. Vetëm pak ditë pasi lançoi Sora në ChatGPT në fillim të këtij muaji, ChatGPT dhe mjeti i gjenerimit të videove ra.

Në Qershor pati një situatë të ngjashme. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

haradinaj brenda tre vjetesh mund te jemi anetar te nato s 676dcd15a7062
Story i mëparshëm

Haradinaj: Brenda tre vjetësh mund të jemi anëtar të NATO-s

takimi i fundvitit gashi mirenjohje per punen e palodhur te gazetareve gjate ketij viti 676dd020538eb
Story i radhës

Takimi i fundvitit, Gashi: Mirënjohje për punën e palodhur të gazetarëve gjatë këtij viti

Të fundit nga

Mot më i butë parashikohet për fundjavë

Mot i butë po parashihet për ditët e fundjavës. Të shtunën do të ketë më shumë kthjellime e diell, megjithëse ultësirave mëngjeseve shfaqen kushte për mjegull, që deri nga mesdita pritet të
ShkoLartë