ka nje kohe per gjithcka per te mbjelle dhe per te korrur tabaku salla e keshillit bashkiak u kthye serish ne nje skene propagandistike te veliajt 676dc3b6d8bd9

”Ka një kohë për gjithçka: për të mbjellë dhe për të korrur”, Tabaku: Salla e Këshillit Bashkiak u kthye sërish në një skenë propagandistike të Veliajt

December 26, 2024
min lexim

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh se salla e Këshillit Bashkiak u kthye sërish në një skenë propagandistike të Erion Veliajt, duke cenuar seriozitetin dhe funksionin që duhet të ketë parlamenti lokal i qytetarëve të Tiranës.

Postimi i Tabakut:

Salla e Këshillit Bashkiak u kthye sërish në një skenë propagandistike të Erion Veliajt, duke cenuar seriozitetin dhe funksionin që duhet të ketë parlamenti lokal i qytetarëve të Tiranës.

Nga ajo sallë, Kryetari i Bashkisë ka vazhduar të adresojë akuza dhe sulme të pabazuara ndaj kundërshtarëve të tij politikë, duke shmangur përgjegjësinë e tij dhe pasojat e vendimeve të tij.

Kjo qasje nuk është e re.

Kryebashkaku përherë ka përdorur të pavërtetat dhe sajesat e qëllimshme për të ndërtuar një narrativë që largon vëmendjen nga dështimet e tij dhe padyshim përgjegjësitë e tij penale nga inceneratorët tek teatri dhe nga 5D tek dosja aktuale.

Disa nga këto praktika përfshijnë ngritjen e padive për shpifje kundër kritikëve të tij, apo ngritjen e gishtit akuzues ndaj kundërshtarëve politikë pikërisht nga ajo sallë me shpresën se do t’i intimidojë duke i shmangur nga rruga e kërkimit të drejtësisë dhe përgjegjësisë.

Për vite me radhë ka shmangur ballafaqimin me media të pavarura dhe pyetje të drejtpërdrejta nga gazetarët. Nuk mbaj mend një konferencë për shtyp.

Në vend të një transparence të nevojshme, kemi parë një strategji të qëllimshme për të kontrolluar informacionin dhe për të ndërtuar një imazh artificial.

Modeli i “politikanit të ri,” me të cilin Veliaj u paketua dhe u shit dikur, ka dështuar të reflektojë vlera të reja në politikë.

Në vend të transparencës dhe përgjegjshmërisë, kemi parë një model të vjetër të bazuar te intimidimi, shpifjet dhe shmangia e debatit të hapur.

Edhe gjatë përballjes me komisionin hetimor për inceneratorët, në vend që të jepte përgjigje konkrete për faktet e ngritura, kryebashkiaku i ikte fakteve duke hedhur baltë mbi atë që i parashtronte argumentet.

Salla e Këshillit Bashkiak nuk duhet të jetë një bunker dhe as salla ku ai kërcënon kundërshtarët e tij Çdo përpjekje për të mbytur zërat e opozitës apo për të injoruar përgjegjësitë e një lideri publik është një dëm i madh për demokracinë lokale, e në këtë rast dhe për buxhetin e shtetit.

Ka një kohë për gjithçka: për të mbjellë dhe për të korrur. Nëse politika mbillet me shpifje dhe keqmenaxhim, abuzim e vjedhje atëherë frytet e korrjes do të jenë vetëm zhgënjime për qytetarët.

Është koha për t’i dhënë fund kësaj qasjeje dhe për të kërkuar një model të ri, të bazuar në transparencë, përgjegjshmëri dhe respekt për të gjithë qytetarët.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

stuhia e debores pushton ballkanin situata me e renduar ne bosnje dhe kroaci 676dbecdb509f
Story i mëparshëm

Stuhia e dëborës “pushton” Ballkanin, situata më e rënduar, në Bosnjë dhe Kroaci

haradinaj brenda tre vjetesh mund te jemi anetar te nato s 676dcd15a7062
Story i radhës

Haradinaj: Brenda tre vjetësh mund të jemi anëtar të NATO-s

Të fundit nga

Mot më i butë parashikohet për fundjavë

Mot i butë po parashihet për ditët e fundjavës. Të shtunën do të ketë më shumë kthjellime e diell, megjithëse ultësirave mëngjeseve shfaqen kushte për mjegull, që deri nga mesdita pritet të
ShkoLartë