Bouches-du-Rhone, departamenti juglindor i Francës, është vendosur në alarm të kuq për zjarre pyjore të mundshme, transmeton Anadolu.
Në hartën e autoritetit të motit ‘Meteo France’, departamenti Bouches-du-Rhone u shfaq në rajonet me rrezik të lartë zjarresh me një gjendje alarmi të kuq.
Në hartën e ‘Meteo France’ u shfaqën edhe dy departamentet fqinje, Vaucluse dhe Var, të cilat u shënuan me alarm portokalli, që gjithashtu nënkupton një nivel të lartë rreziku.
Në fillim të verës, autoritetet kanë zbatuar ndalimin e hyrjes në pyje për të parandaluar zjarret e shkaktuara nga njerëzit pasi nëntë nga dhjetë zjarre janë shkaktuar nga aktivitetet njerëzore.