FFK paralajmëron ankese në UEFA për dënimin e butë ndaj Rumanisë

September 20, 2023
min lexim

UEFA mori vendim që ta dënojë Rumaninë vetëm me 52 mijë euro dhe me një ndeshje pa tifozë në shtëpi për shkak të parullave nacionaliste që përdorën tifozët rumunë në ndeshjen Rumani – Kosovë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Euro 2024. Por, në reagimin e saj FFK nuk e përmend më CAS’in

Për të gjitha këto, Komisioni Disiplinor i UEFA-s dënoi Rumaninë me zhvillimin e një ndeshjeje si vendëse pa shikues, atë ndaj Andorrës, si rezultat i skandalit të publikut rumun, i cili e shpalosi pankartën “Kosova është Serbi” dhe për thirrjet e tifozëve “Serbia Serbia”.

“ Federata e Futbollit e Kosovës shpreh pakënaqësinë e saj në lidhje me vendimin e organeve disiplinore të UEFA-s për të dënuar Federatën e Futbollit të Rumanisë me 50 mijë euro dhe një ndeshje pa shikues, thuhet në këtë reagim të saj.

Sipas tyre, FFK pritet të marrë masa tjera për këtë ndeshje.

“FFK-ja do të vazhdojë rrugën e saj ligjore dhe do të paraqesë ankesë në trupat përkatëse të UEFA-s, duke kërkuar që dënimi ndaj Federatës së Futbollit të Rumanisë të jetë sa më i lartë i mundshëm, jo vetëm në aspektin financiar, por edhe në forma të tjera, në mënyrë që të shërbejë si shembull se UEFA nuk do të tolerojë në asnjë mënyrë ofendime të tilla raciste ndaj një Federate anëtare të saj dhe ndaj një shteti të njohur ndërkombëtarisht”, vazhdon reagimi.

“FFK-ja është e përkushtuar që të kërkojë nga UEFA, që nëpërmjet dënimeve ndaj Federatës së Rumanisë t’ia bëjë të qartë çdo federate, grupi tifozësh apo çfarëdo grupi tjetër të interesit, se shteti i Kosovës, ekipi kombëtar i Kosovës dhe Federata e Futbollit e Kosovës, duhet të trajtohen dhe të respektohen në të njëjtën formë me çdo shtet, ekip kombëtar, e Federatë tjetër evropiane që është anëtare e UEFA-s”, thuhet në fund të reagimit nga FFK.

Kujtojmë se në reagimin e saj pas humbjes në Rumani, FFK kishte thënë që do të ankohet edhe në CAS.

“Në këtë drejtim, FFK në kuadër të procedurave ligjore, për të gjitha shkeljet që janë bërë, do të përgatisë edhe komentet e nevojshme dhe do ta dorëzojë padinë në UEFA, si dhe në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS)”, kishin thënë ata.

Por, në reagimin e sotëm FFK nuk e thotë këtë, derisa paralajmëron se do të ankohet për vendimin vetëm në UEFA.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

E gjithë Evropa po thith ajër toksik, kryesojnë vendet e Ballkanit

Story i radhës

Inter Miami me sytë nga Messi, zona play off ende larg

Të fundit nga

​Fushë Kosova me rrethinë mbesin pa rrymë

Komuna e Fushë Kosovës me rrethinë ka mbetur pa rrymë nga ora 12:00. Sipas Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT kjo komunë mbetet pa rrymë deri në orën 15:00. Sipas KOSTT,
ShkoLartë