Fetah Berisha, njeriu i demonstratave dhe i kauzës shqiptare

March 12, 2022
min lexim

Viti 1981 ishte moti i fillimit të ndryshimeve të mëdha. Sot e 41 mote më parë, më 11 mars rinia studentore mori guximin të veproj për një Kosovë Republikë dhe e barabartë në ish-jugosllavi.

E njohur si “Pranvera Shqiptare 1981”,apo Demonstratat e organizuara nga rinia studentore dhe të përkrahur nga shqiptarët në Kosovë, në trojet etnike shqiptare, në Evropë e Amerikë, patën tronditur ish-Jugosllavinë duke bërë një kthesë të madhe për lirinë e shqiptarëve të Kosovës.

Atëkohë pra në mesin e mijëra pjesëmarrësve të demonstratave të motit 1981 ishte edhe Fetah Berisha, atdhetari dhe veprimtari i devotshëm i kauzës shqiptare për liri dhe pavarësi të Kosovës.

Por, jo vetëm kaq. Për Fetahun kjo ishte hera e dytë që merrte pjesë në demonstratat studentore. Sepse, hera e parë ai si nxënës i klasë së katërt të brezit të parë të gjimnazit në gjuhën shqipe në RH, më 27 nëntor të vitit 1968 iu është bashkuar demonstratave të studentëve në Prishtinë. Meqë për katër vite me radhë e kam pasur shok klase dhe banke, teksa ne më 27 nëntor 1968 mbanim orët e mësimit në gjimnaz, Fetahu mungonte në orët e mësimit. Ne nxënësit e klasës ishim kureshtar ngase nuk dinim arsyet e mungesës së tij në mësim. Por më vonë morëm vesh se ai ishte pjesëmarrës i demonstratave të 27 nëntorit 1968,pra një ditë para Ditës së Flamurit-28 Nëntorit.

Fetahu gjithherë me familje ka kundërshtuar sistemin komunist serbojugosllav. Dhe për këtë kundërshti të pushtetit të atëkohshëm ai është arrestuar tetë herë, u dënua me dy vjet burg duke vuajtur dënimin në ish-burgun e Prishtinës dhe atë të Gurakocit.Për 18 vite me radhë Fetahut iu ndalua puna në arsim dhe institucione tjera shtetërore të asaj kohe.

I njohur me nofkën “GJYSH”(si dhuratë nga burgu në Gurakoc),në dhjetor të vitit 2020 ai do të vizitojë hapësirat e burgut të Prishtinës, ku në çelit e tij ishte i prangosur me shokë e shoqe të shumtë si pjesëmarrës i demonstratave të viteve 1968,1981 etj.

Duke kujtuar ditët e kaluara në këtë burg,

 Fetahu me bashkëmendimtarë të tij, kanë përjetuar tmerre të paimagjinueshme. Sjellë në kujtesë edhe një moment kur nga dita e burgosjes më 22 korrik 1981, natën e parë ta kenë dërguar në kufirin shqiptaro-shqiptar, e ku policët e asaj kohe e kanë zhdëp me dru.

Ai vlerëson se është një veprim shumë i duhur dhe me vend që ky burg u shndërrua në Muze. Sipas tij, është mirë që brezat e tashëm dhe ardhshëm të shohin, kujtojnë dhe binden se çfarë tortura ka përjetuar populli shqiptar i Kosovës për të ardhur deri të liria të cilën sot e gëzojmë ne.

Thonë, burrat e mëdhenj shkruajnë vetë historinë. I tillë është edhe Fetah Berisha. Është njeriu i lirisë e me virtyte të larta njerëzore e kombëtare. Është veprimtar dhe atdhetar i devotshëm për lirinë e kombit shqiptar, pjesëmarrës dhe dëshmitar i shumë ngjarjeve dhe vendimeve nëpër të cilat kaloi dhe po kalon Kosova, para dhe pas lufte. Fetahun e karakterizon atdhedashuria dhe vullneti i pathyeshëm për lirinë e Kosovës. Dhe s’ka si të jetë ndryshe.

 Fetahu,i njohur me nofkën Gjysh, është një nga kasnecët e parë të themelimit të LDK-së dega në Rahovec më 5 nëntor të vitit 1990, njëherësh edhe kryetar i saj, dhe prijatar në themelimin edhe të institucioneve të pavarura komunale shqiptare në vitet e okupimit nga armiku serb. Kurse tani është kryetar Nderi i Degës së LDK-së në RH.

Para dhe pas lufte Fetahu ishte deputet i zgjedhur dy herë në Kuvendin e Kosovës. Për dy mandate ishte drejtor i Drejtorisë së arsimit, magjistër i gjuhës dhe letërsisë shqipe, merret me publicistikë dhe studime gjuhësore, ku deri tani ka botuar katër libra, kurse të pestin e ka në dorëshkrim.

Pa dyshim se Fetah Berisha me të tjerë bashkëmendimtarë e veprimtarë të çështjes kombëtare do të ketë vend nderi në mbamendjen e popullit shqiptar, si dritë shprese për sakrificën, lirinë, demokracinë dhe dashurinë për Kosovën.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

A mundet Putini të dënohet për krime lufte?

Story i radhës

Forcat ruse 25 km larg nga qendra e Kievit

Të fundit nga

A po e pret Yllka Kuqi edhe një fëmijë?

Këngëtarja Yllka Kuqi kohës së fundit ishte prezente tek një dasëm ku paraqitja e saj mori vëmendjen e shumë ndjekësve. Teksa ajo shfaqet në një fustan tejet elegantë ku vë në pah
ShkoLartë