Forcat ruse 25 km larg nga qendra e Kievit

Forcat e ushtrisë ruse ndodhen 25 km larg qendrës së Kievit. Ky ka qenë paralajmërimi i fortë që bëhet nga Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.

Duke marrë shkas nga kjo situatë, siç duket ‘laku’ rreth Kievit po ngushtohet.

Mësohet se forcat tokësore ruse ndodhen vetëm 15 milje nga qendra e kryeqytetit të Ukrainës, ndërsa në rrethinat e tij ka pasur edhe bombardime.

Britania thotë se kolona e madhe ruse në veri të kryeqytetit është shpërndarë, pasi ka gjasa të mbështesë një përpjekje për të rrethuar qytetin.

“Mund të jetë gjithashtu një përpjekje e Rusisë për të reduktuar cenueshmërinë e saj ndaj kundërsulmeve ukrainase”, thotë Ministria e Mbrojtjes.

Ndërkohë, qytetet e Chernihiv, Kharkiv, Mariupol dhe Sumy janë të rrethuar dhe përballen me granatime të rënda, shton Ministria e Mbrojtjes britanike.

Shpërthimet mëngjesin e sotëm janë dëgjuar në qytetet Nikolaev, Dnipro dhe Kropyvnytskyi, raporton BBC Ukraine duke cituar autoritetet lokale.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Fetah Berisha, njeriu i demonstratave dhe i kauzës shqiptare

Story i radhës

Zakonet e gjumit që mund t’ju ndihmojnë të humbni peshë

Të fundit nga