Faton Ahmeti nënshkruan kontratë me qytetarët

Kontrata #BashkëpërTetovën me qytetarin! 🤝
#bashkëpërtetovën 💙
#Rretho11 ✔️

Sot me një aktivitet modest por shumë domethënës po shënojmë përfundimin e fushatës BASHKË për Tetovën, të Bashkimit Demokratik për Integrim.
Sot ne të gjithë BASHKË, si listë e cila garon për të marrë besimin tuaj për të udhëhequr këshillin komunal të Tetovës, lidhim kontratë me qytetarin tetovar, për të dëshmuar edhe njëherë se në këtë garë kemi hyrë të vetëm, dhe në një koalicion shumë të natyrshëm me çdo qytetar.
Përderisa oponentët tanë bëjnë pazare me forca regresive të skenës politike, ku ju për ta jeni thjesht numra dhe matematikë politikash joparimore, ne zgjodhëm rrugën e vetme të drejtë, duke u bërë bashkë me ju në këtë betejë për Tetovën.
Kjo betejë nuk është thjeshtë një lojë numrash, por do të jetë determinuese për shqiptarët në Tetovë. Lufta për të siguruar shumicën në këshillin e Tetovës, ishte një rrugëtim me shumë sakrifica për shqiptarët, rrugë që ne si forcë politike asnjëherë nuk e tregtuam në shkëmbim të votave, sa për të siguruar ekzistencën politike.
Udhëheqësia aktuale në komunën e Tetovës dëshmoi në mënyrën më të vrazhdë, se është e gatshme të bëjë koalicion edhe me djallin, vetëm për të mbijetuar politikisht. Kjo zakonisht ndodh me politikanë dhe parti të vogla që politikën e përjetojnë si arenë interesash sot për nesër, e jo si mision afatgjatë mbi të cilin ndërtohet një histori e lavdishme për shoqërinë e kombin.
Ne qëndrojmë sot përpara jush me një ofertë konkrete dhe të realizueshme për Tetovën, kurse ata kërkojnë shumicën për të kënaqur Levicën. Ne kërkojmë besimin tuaj për të përfaqësuar qytetarin dhe për tu bërë korrektor i politikave të gabueshme për Tetovën. Ne dallojmë nga ata, sepse si organizatë politike mbajmë mbi vete peshën e të gjitha proçeseve zhvillimore dhe integruese për shqiptarët dhe vendin, kurse ata improvizojnë dhe i ndrojnë partnerët e tyre, duke promovuar një praktikë të dashakeqe politike, e cila është shumë e dëmshme për shqiptarët dhe për shtetin. Ne kemi bashkëpunuar duke marrë besimin e popullit, por asnjëherë nuk kemi punuar për të tjerët sa për të mbijetuar vetë.
Të dashur bashkëqytetarë,
Tetova është e madhe dhe e lavdishme, projektet për Tetovën kërkojnë forcë, dije dhe guxim. Ne kemi ekipin e duhur, të riorganizuar, me shumë të rinjë dhe të reja, përplot elan për ta bërë më të mirën për qytetin.
Ata, udhëheqësit e përkohshëm të komunës, dëshmuan që nuk dinë dhe nuk munden. Si pasojë e jokopentencës dhe mungesës së eksperiencës administrative dhe intitucionale sot Tetova, në pikun e verës duhet të organizojë zgjedhje të parakohshme për këshillin komunal, duke u bërë shembull i një preçedenti që nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë në historinë e pluralizmit të shtetit tonë.
Ky keqmaxhim me komunën e Tetovës, do të mbarojë përfundimisht ditën e shtunë, kur tetovarët do ti thonë JO, mendësisë aktuale politike që votën e tyre e bën shumë numrash dhe politikë kafeneshë. Tetova ka dëshmuar se ka krenari e njerëz to zot që nuk e bejnë atë që u thuhet, por veprojnë ashtu siç besojnë.
Të shtunën voto për tja kthyer Tetovës Krenarinë
Të shtunën voto, për Tetovën me projekte reale dhe jo për vizatime që duken në letër,
Të shtunën voto, që Bashkë pë Tetovën të bëjmë rrugë, shkolla dhe çerdhe të reja
Të shtunën voto, për ti thënë PO punës e jo fjalëve boshe!
Ju falenderojmë nga zemra që na hapët dyert dhe na keni mbeshtetur pa rezerve në keto 20 ditë kampanjë.
Ne pamë, degjuam, mësuam nga ju! Do të ju përfaqësojmë në mënyrën më të mirë të mundshme në këshillin komunal, duke artikuluar në menyrë të drejtë zërin qytetarë dhe mbështetjen tuaj. Bashkë për Tetovën!

YouTube video
Story i mëparshëm

Pas takimit me Zelenskyn, Erdogan: Ne nuk duam një tjetër Çernobil

Story i radhës

Hidhet shorti i Kategorisë së Parë 2022-2023

Të fundit nga