“Kthehu bir i nanës” një hit me plot kuptim ka ardhur nga Bekim Ibrahimi

E kemi parë këto ditë në shumë programe televizive duke folur për projektin e ri. Fjala është për artistin e njohur Bekim Ibrahimi, i cili mund të themi se vërtetë sapo ka publikuar një hit me një temë reale.

Kënga mban titullin “Kthehu bir i nanës” me tekst nga Jahe Fida, muzikë nga vetë Bekimi, orkestirim dhe masterizimi nga Edmond Rrapi e klipi punuar mjaft bukur nga Artfabe.

Në video shihen edhe instrumentistët si Nehat Bajrami dhe Fazli Berisha, ndërsa xhirimet janë realizuar në Kulla e Gjinajve në Gjilan me sponsor Swissmusik.

Teksti bazohet në një ngjarje reale ndodhur në Korcë te familja Panajoti, ku djali i tyre në ditën e fejesës kishte ndërruar jetë.

Për regjinë dhe skenarin është kujdesur vetë Bekim Ibrahimi dhe këngën ja vlen ta ndiqni në linkun më poshtë. BS

Story i mëparshëm

Në Riad mbahen bisedime që synojnë të nxisin një marrëveshje paqeje në Gaza

Story i radhës

Bëhen të ditura gjërat që nuk do të lejohen në stadium

Të fundit nga