Joselu në histori! Nuk përsëritet finalja gjermane

Real Madrid-Borussia Dortmund. Kjo do të jetë finalja e këtij edicioni në Champions League.

Në mitikun Wembley, 1 qershor.

“Los Blancos” iu falën dygolëshit të vonë të Joselut për të thyer dhe eliminuar Bayern Munih.

Sulmuesi 34-vjeçar erdhi nga stoli dhe realizoi dy gola historikë, duke zhvlerësuar eurogolin e Alphonso Davies.

Sukses i jashtëzakonshëm i Realit të Madridit. Rekordmenët e turneut më të rëndësishëm për klube me 14 suksese.

Djemtë e Carlo Ancelottit, do të luajnë finalen e 6 në 11 vitet e fundit. Pesë të parat i kanë fituar.

Story i mëparshëm

Mickoski: I’a dolëm! Është koha që LSDM dhe BDI të shkojnë në opozitë

Story i radhës

Kryeziu: Në gjykatën kushtetuese shkon draft statuti i BE-së, Kurti që e ka në tavolinë

Të fundit nga