behen te ditura gjerat qe nuk do te lejohen ne stadium 662cecbdf3976

Bëhen të ditura gjërat që nuk do të lejohen në stadium

April 27, 2024
1 minut lexim

Mund të kesh biletë për një ndeshje të Euro 2024, por kjo nuk do të thotë se mund të marrësh me vete gjithçka që dëshiron në tribunë.

Kjo është diçka e zakonshme, por të gjithë fansat, mes tyre edhe ata shqiptarë që do të ndjekin sfidat e Kampionatit Europian në stadiumet gjermanë duhet të jenë të kujdesshëm për të respektuar masat e sigurisë të vendosura nga organizatorët.

UEFA ka paralajmëruar të gjithë tifozët, duke publikuar edhe listën e sendeve dhe produkteve që nuk do të lejohen në stadium. Përveç atyre që ndalohen në të gjithë botën, si sende të forta, prerëse, apo pirotektike, lista e autoriteteve të sigurisë gjermane është zgjeruar akoma më shumë.

Kështu, nuk do lejohet, asnjë lloj cigare, qofshin edhe ato elektrike apo me avull. Po ashtu, tifozët nuk mund të marrin me vete në tribunë asnjë lloj ushqimi, përfshirë edhe frutat.

Nëse janë të uritur, mund të gjejnë në stadium ushqime tradicionale në pikat e shitjes së autorizuara. I njëjti diskutim edhe për pijet, alkoolike ose jo.

UEFA paralajmëron se ata që shkelin rregullat do të përjashtohen edhe nëse kanë bileta për ndeshjet e tjera.

Në këtë mënyrë, të gjithë tifozët duhet të jenë të përgatitur mbi rregullat e vendosura nga organizatorët gjermanë, teksa pritet që Euro 2024 të ketë një rekord tifozësh, ndërsa kërkesa të mëdha për bileta ka patur edhe nga “Kuqezinjtë” tanë pas kualifikimit të Kombëtares për herë të dytë në finalet e një Kampionati Europian.

MARKETING

RENT A CAR

kthehu bir i nanes nje hit me plot kuptim ka ardhur nga bekim ibrahimi 662ce93c7272c
Story i mëparshëm

“Kthehu bir i nanës” një hit me plot kuptim ka ardhur nga Bekim Ibrahimi

tajvani thote se kina dergoi avione ushtarake ne territorin e saj pas vizites se blinkenit ne pekin 662ced357946b
Story i radhës

Tajvani thotë se Kina dërgoi avionë ushtarakë në territorin e saj, pas vizitës së Blinkenit në Pekin

Të fundit nga

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

Mbrëmë, në një tubim madhështor në Haraçinë, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, përmbylli takimet mobilizuese të partisë me një fjalim të mbushur me mesazhe të qarta për barazi, partneritet,
ShkoLartë