Bie në gropën e ashensorit, plagoset rëndë oficeri i policisë në Sarandë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të shtune në në lagjen nr.4 të Sarandës.

Oficeri i policisë së Komisariatit të Sarandës, Klement Bello, 63 vjeç, është aksidentuar rëndë pasi ka rënë në gropën e ashensorit të pallatit ku banonte.

Mesa duket ka qenë një defekt në ashensor, që ka mundësuar hapjen e portës por pa qenë ashensori në vend. Pa e pasur mendjen, sapo është hapur porta, 63 vjeçari ka tentuar të futet brenda dhe për rrjedhojë ka rënë në gropë në një lartësi rreth 6 metra.

Është transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës ku ka marrë ndihmën e parë. Sipas bluzave të bardha për shkak të frakturës në kokë dhe dëmtimit në mushkri ai është nisur me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Ndërsa raportohet se gjendja ishte e qëndrueshme dhe i dëmtuari ishte në gjendje të stabilizuar.

Story i mëparshëm

Pas kërcënimit me jetë, reagon drejtori i “AVONET”

Story i radhës

Në Riad mbahen bisedime që synojnë të nxisin një marrëveshje paqeje në Gaza

Të fundit nga