Pas takimit me Zelenskyn, Erdogan: Ne nuk duam një tjetër Çernobil

Presidenti i Turqisë shprehu të enjten shqetësim për përleshjet rreth termocentralit bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë.

Recep Tayyip Erdogan, presidenti turk si dhe shefi i OKB-së, Antonio Guterres kanë qëndruar sot në shtetin ukrainas ku janë takuar me presidentin e atij vendi, Volodymyr Zelensky

“Ne shprehëm shqetësimin tonë për konfliktin e vazhdueshëm rreth termocentralit bërthamor Zaporizhzhia. Ne nuk duam të përjetojmë një Çernobil të ri”, tha Erdogan në një konferencë shtypi pas një takimi trepalësh me Zelenskyn dhe Guterresin.

Treshja u takuan sot në qytetin Lviv për të diskutuar hapat që mund të ndërmerren për t’i dhënë fund luftës Ukrainë-Rusi përmes mjeteve diplomatike dhe për të mbajtur një mekanizëm të krijuar së fundmi për eksportin e grurit ukrainas në tregjet botërore.

“Gjatë takimit tonë trepalësh, ne vlerësuam gjithashtu mundësitë e transformimit të atmosferës pozitive të krijuar nga marrëveshja e Stambollit në paqe të përhershme”, tha Erdogan.

Ky i fundit tha se e gjithë bota kishte filluar të ndjejë “efektet pozitive” të marrëveshjes, e cila mundësoi eksportin e sigurt të grurit ukrainas nëpërmjet Detit të Zi në pjesën tjetër të botës.

Më 22 korrik, Turqia, OKB, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje në Stamboll për të rihapur tre porte ukrainase të Detit të Zi për eksportimin e grurit ukrainas të bllokuar për shkak të konfliktit ushtarak, i cili tani është në muajin e gjashtë. 

Story i mëparshëm

SPB Tetovë për shtatë muaj ka hasur në 1452 shoferë pa leje për vozitje

Story i radhës

Faton Ahmeti nënshkruan kontratë me qytetarët

Të fundit nga