dyshime per korrupsion heshtja pllakos eurodeputeten eva kaili autoritetet belge gati per hapin e radhes 639597d05770b

Dyshime për korrupsion/ Heshtja “pllakos” eurodeputeten Eva Kaili, autoritetet belge gati për hapin e radhës

December 11, 2022
1 minut lexim

Dy përjashtime, një pezullim dhe së shpejti një deklaratë e plotë për eurodeputeten greke Eva Kaili përbëjnë tablonë e madhe të çështjes së korrupsionit në Parlamentin Europian pasi ‘orteku’ i zbulimeve për ndërhyrjen politik të Katarit në qendrat vendimmarrëse europiane ka tronditur botën dhe opinionin publik.

Arsyet për të cilat dyshohet se Eva Kaili është përfshirë në këtë rast pritet të kristalizohen zyrtarisht sot nga autoritetet belge, vendosur për pjesën e parë të hetimit, i cili u krye në 16 ambiente, mes të cilëve edhe shtëpia e eurodeputetes greke. Kjo e fundit ndodhet në gjendje të heqjes së përkohshme të lirisë deri në vendosjen zyrtarisht të drejtësisë për të ardhmen e saj, ndërsa në rast se akuzohet, atëherë ndaj saj do të rëndojnë akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Për momentin eurodeputetja greke nuk ka komentuar ngjarjet, ndërkohë që nuk kanë fund raportimet e shtypit europian dhe ndërkombëtar për rastin e shumëpërfolur, përfshirë gazetën franceze “Le Monde”.

Sipas njoftimeve të tjera, zonja Kaili ka kaluar natën e së premtes në qendrën e paraburgimit, pasi siç raporton gazeta belge “L’echo”, në shtëpinë e saj janë gjetur “çanta me kartëmonedha”.

Zhvillimet e stuhishme kanë dhënë rezultate të shumta politike në Greqi dhe Evropë, pasi Eva Kaili u përjashtu pasditen e së premtes së kaluar nga radhët e PASOK dhe më pas nga grupi parlamentar i Eurosocialistëve, por mbetet nënkryetarja e Parlamentit Evropian, të paktën deri nesër, e hënë, kur pritet të aktivizohen procedurat e parashikuara për përjashtimin e saj.

Kryetarja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, mbrëmë ka njoftuar me një letër drejtuar Eva Kailit, se po e largon nga detyra e saj si nënkryetare e Parlamentit Europian në vazhdën e zhvillimeve, ndërkohë që procedurat e kërkuara për largimin e saj parashikohen në nenin 21 të Rregullores së Parlamentit Evropian.

Konkretisht, për të shkarkuar Eva Kailin, duhet fillimisht Konferenca e Kryetarëve të mblidhet me 60% shumicë dhe të miratohet në seancë plenare me 2/3. Sipas informacioneve të “Protothema”, Konferenca është parashikuar të mblidhet nesër në mesditë në Bruksel, ndërsa seanca plenare do të zhvillohet po atë ditë në Strasburg.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

e trishte gjendet e vdekur influencuesja e famshme 639596e2ef245
Story i mëparshëm

E trishtë/ Gjendet e vdekur influencuesja e famshme

termet me magnitude 42 balle ne detin mesdhe 63959b999ca3a
Story i radhës

Tërmet me magnitudë 4,2 ballë në Detin Mesdhe

Të fundit nga

Lezha hap zyrtarisht sezonin turistik 2025

Lezha ka hapur zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2025, në një aktivitet festiv që mblodhi vizitorë të shumtë, si dhe përfaqësues dhe autoritete vendore si dhe ato të ardhur nga Kosova, Maqedonia

Ndahet nga jeta Prof. Dr. Isak Hoxha

Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare Prof. Dr. Isak Hoxha, një nga figurat e shquara të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin e Prishtinës. Për dekada me radhë ai dha

Këto janë specifikat e modelit të ri të Iphone?

Apple është në prag të një tjetër kapitulli historik në industrinë e teknologjisë, ndërsa i afrohet 20-vjetorit të iPhone. Sipas raportimeve të fundit nga Bloomberg, kompania po punon intensivisht për një model
ShkoLartë