E trishtë/ Gjendet e vdekur influencuesja e famshme

Influencuesja e famshme Maja Janeska është gjetur e vdekur në rrethana misterioze. 39 vjeçarja u gjet me një plagë në kokë në shtëpinë luksoze që ajo ndante me të dashurin e saj manjat Kyle Phillips në Afrikën e Jugut.

Kyle tha se po lante dhëmbët kur dëgjoi një të shtënë nga dhoma e gjumit.

“Pas mbërritjes në adresën e dhënë, policia gjeti një grua në dhomën e gjumit me një plagë me armë zjarri në kokë. Kishte një armë zjarri pranë saj. Gruaja u konfirmua e vdekur nga mjekët”, tha zëdhënësja Mavela Masondo në një deklaratë, citojnë mediat e huaja.

Një anëtar i familjes tha se Janeska ndonjëherë “kishte frikë për jetën e saj”.

“Ne jemi në Evropë dhe duart tona janë të lidhura sepse nuk mund të shkojmë në Afrikën e Jugut për shkak të çështjeve të vizave. [Janeska] është shtrirë atje në një morg, dhe ne nuk kemi asnjë të dhënë se çfarë po ndodh në të vërtetë.”

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Luftë midis Mbappe, Messi dhe Giroud, cili do të shpallet futbollisti me më shumë gola në Katar 2022?

Story i radhës

Dyshime për korrupsion/ Heshtja “pllakos” eurodeputeten Eva Kaili, autoritetet belge gati për hapin e radhës

Të fundit nga