Aksident i rëndë në Gjermani, kamioni shtyp makinën

June 11, 2025
1 minut lexim

Një aksident i rëndë trafiku me një makinë dhe dy kamionë ka ndodhur në Bavari të Gjermanisë, duke lënë të lënduar rëndë dy persona.

Atje makina u fut nën rimorkion e kamionit që peshonte disa ton. Shoferi i makinës dhe pasagjeri u lënduan u dërguan në emergjencë, dhe raportohet se gjendja e pasagjerit është kritike.

Siç raporton Bild, transmeton Klankosova.tv, makina u përplas me një kamion që ishte ndaluar në një kantier ndërtimi në autostradën A6 pranë Waikersreuth ( Bavaria ) të martën pasdite.

Pastaj, një kamion tjetër u përplas me makinën nga pas duke e shtyrë atë nën rimorkion e kamionit të përplasur.

Rimorkioja e kamionit, nën të cilën përfundoi makina ishte e ngarkuar me stiropor, një material relativisht “i lehtë” që sipas policisë parandaloi pasagjerët e makinës të pësonin lëndime më serioze. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

“Sulmoi” Lamine Yamal, dënohet me 30 orë shërbim ndaj komunitetit

Të fundit nga

ShkoLartë