dy police jane suspenduar nga detyra nen dyshimin se kane ushtruar dhune fizike ndaj nje te mituri 6b00718fd1730

Dy policë janë suspenduar nga detyra, nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një të mituri

November 20, 2026
1 minut lexim
POLI

Dy policë dyshohen se rrahën brutalisht një të mitur – Në incident përfshihet edhe një polic nga Serbia! Sipas MPB-së, incidenti ka ndodhur më 29 korrik 2026, kur policia ndaloi një të mitur që drejtonte motoçikletë pa patentë. I mituri tentoi të largohej, por u kap nga policët.

Gjatë ndalimit, sipas kallëzimit, i mituri është goditur me shkop gome dhe një send të fortë, duke pësuar lëndime në disa pjesë të trupit.

MPB-ja ka ngritur kallëzim penal ndaj tre policëve për dyshime për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

Ndaj dy policëve nga Ohri do të zhvillohet edhe procedurë disiplinore, ndërsa autoritetet e Serbisë janë përfshirë në procedurën për sqarimin e rolit të policit serb.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

unicef cdo dite me shume se tre femije vriten ose plagosen ne ukraine 6b0071727181a
Lajmi i mëparshëm

UNICEF: Çdo ditë më shumë se tre fëmijë vriten ose plagosen në Ukrainë

james blunt nga albumi me i keq i vitit te cmimi ikona i rolling stone 6b00719261d12
Lajmi i radhës

James Blunt, nga albumi më i keq i vitit te çmimi Ikona i Rolling Stone

Të fundit nga

ShkoLartë