guvernatori sejko permbyll takimin me misionin e fmn se diskutohet ekonomia shqiptare 6b00a94418d86

Guvernatori Sejko përmbyll takimin me misionin e FMN-së, diskutohet ekonomia shqiptare

November 20, 2026
1 minut lexim

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka zhvilluar takimin përmbyllës me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të kryesuar nga Diego Cerdeiro, në përfundim të vizitës së këtij misioni në Tiranë, e cila u zhvillua nga 2 deri më 20 nëntor 2026.

Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale dhe perspektiva e ekonomisë shqiptare, ecuria e inflacionit dhe e kursit të këmbimit, si dhe roli i sistemit bankar në financimin e familjeve dhe bizneseve.

Guvernatori Sejko theksoi se ekonomia shqiptare po vazhdon të tregojë qëndrueshmëri. Ai nënvizoi se zgjerimi i kreditimit duhet të shoqërohet me ruajtjen e cilësisë së portofolit të kredive.

Po ashtu, Sejko rikonfirmoi angazhimin e Bankës së Shqipërisë për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe stabilitetit financiar.

Nga ana tjetër, misioni i FMN-së vlerësoi qëndrueshmërinë e ekonomisë shqiptare dhe bashkëpunimin me Bankën e Shqipërisë. Përfaqësuesit e FMN-së përshëndetën edhe miratimin e ligjit të ri “Për Bankën e Shqipërisë”, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të pavarësisë së bankës qendrore.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lobimi ne shba kosova rikthehet pas dy vjetesh a do te jape ballard partners rezultatet e pritura 6b00a8e4df1a9
Lajmi i mëparshëm

Lobimi në SHBA, Kosova rikthehet pas dy vjetësh: A do të japë “Ballard Partners” rezultatet e pritura?

von der leyen 100 mije te rinj nga be ja dhe britania do te perfitojne nga skema e re 6b00a9782249e
Lajmi i radhës

Von der Leyen: 100 mijë të rinj nga BE-ja dhe Britania do të përfitojnë nga skema e re

Të fundit nga

ShkoLartë